Sa rëndësi ka në një martesë besnikëria? Maji është muaji ku nisin të celebrohen një numër i madh martesash, gjatë të cilave premtohet dashuri e përjetshme, respekt dhe sinqeritet reciprok.
Gjithsesi viteve të fundit numri i divorceve është shtuar ndjeshëm dhe një ndër shkaqet kryesore që çojnë drejt tij është tradhtia.
Por nga pyetjet që ngriti sajti Gleeden.com, sajt i cili merret me takimet jashtë martesore, u zbulua se pas sa kohësh partnerët nisin të tradhtojnë.
Në sondazhin në fjalë u përfshinë 1565 italianë, meshkuj dhe femra të moshave të ndryshme.
1 vit- Gjatë 365 ditëve të para të martesës, janë kryesisht meshkujt ata që tradhtojnë. Vetëm 5% e femrave të intervistuara deklaruan se kishin tradhtuar me një mashkull tjetër, ndërsa nga ana e tyre kjo përqindje shkon në 27%.
Sakaq një tjetër rezultat befasues siç raporton Noa.al, është fakti se 35% e meshkujve kishin tradhtuar edhe gjatë periudhës së fejesës.
1 deri në 3 vjet- Kjo është periudha kur martesa gjen ekuilibrin e saj dhe përkthehet ndryshe me lindjen e fëmijës së parë. Në këtë periudhë femrat përqendrohen vetëm te fëmija, duke lënë mënjanë kërkesat e mashkullit, i cili ndihet i lënë pas dore dhe i pa dashuruar. Ndaj shkon në kërkim të diçkaje që ta bëjë të ndihet ende i dëshiruar. 36% e meshkujve deklarojnë se kanë pasur një histori tjetër gjatë martesës, ndërsa nga ana e femrave kjo përqindje është 11%.
3 deri në 9 vjet- Në këtë periudhë nisin krizat e para, mërzitë e para, pasioni i fillimit nis e shuhet. Gjatë kësaj periudhe tradhtia në radhët e meshkujve kap masën 58%, ndërsa për femrat 46%. Në këtë periudhë të dy partnerët duan të jenë jashtë mureve të shtëpisë.
9 deri në 25 vjet- Jemi në periudhën e pabesisë kronike. Për shumë njerëz martesa është kthyer në një kafaz, ku ndodhen të privuar nga liritë e tyre. Fëmijët po rriten dhe kanë më pak nevojë për prindërit. Në këtë periudhë tradhtia te meshkujt kap shifrën 49%, ndërsa te femrat 36%.
25 e më shumë vite- Maturia dhe mençuria rikthejnë stabilitetin në raport për të dy partnerët. Në këtë fazë ndoshta për shkak të plakjes, përqindja e tradhtisë si te meshkujt dhe te femrat zbret në 13%. Në këto raste tradhtarët kërkojnë kryesisht partnerë më të rinj, për të kthyer pas orën biologjike.a.y/noa


Leave a Reply