Psikologji – Formën e vërtetë të bukurisë së jetës e gjejmë në vende që për ne janë të panjohura. Jeta çel shtigje kaq mbresëlënëse, nëse ne lejojmë të përballemi me frikën dhe zakonet e përditshme për të ndërruar zakonet që na ndihmojnë të zhvillohemi
1. Ndahu nga zona e komfortit
Formën e vërtetë të bukurisë së jetës e gjejmë në vende, që për ne janë të panjohura. Jeta çel shtigje kaq mbresëlënëse, nëse ne lejojmë të përballemi me frikën dhe zakonet e përditshme për të ndërruar zakonet që na ndihmojnë të zhvillojmë një stil të veçantë jetese, pasi jemi përpjekur gjithmonë.
Mendo pak nëse ti dëshiron, ose jo, me të vërtetë një ndryshim. Pasi atëherë ka ardhur koha të bësh diçka tjetër. Është “pjekur” koha të përballesh me të panjohur.
2.Ndahu nga mendimi i të tjerëve
Do të ketë gjithnjë njerëz që kërkojnë të të japin ty një orientim për të të thënë se si duhet të sillesh e të jetosh sa më korrekt. Por nuk ka asnjë rrugë “korrekte” universale për jetën tënde, pasi ajo është thjesht rruga jote. Çdokush ka synime të ndryshme dhe pikëpamje të vetat rreth asaj se çfarë do të thotë fat.
Njerëzit do të gjykojnë dhe do të përpiqen të të ndryshojnë, por nëse ti për këtë arsye merr një rrugë tjetër, atëherë, ti do të jetosh jetën e një tjetri. Merre jetën tënde në dorë sërish vitin tjetër.
3.Ndahu nga gjykimet ndaj të tjerëve
Askush nuk ka një jetë perfekte. Ti sheh foto me filtra në Instagram dhe një “Timeline” në Facebook me evente madhore. Ti sheh profile perfekte me lidhje të përsosura dhe imazhe njerëzish të shumë adhuruar, të cilët i ndjek në rrjetet sociale. Por ti nuk i sheh kurrë këto situata në realitet.
Në një kohë, në të cilën ne krijojmë kaq lehtësisht një imazh të gabuar nga jashtë të vetes sonë, është e rëndësishme të kujtohemi gjithmonë se ata që ne ndjekim si idhuj dhe krahasohemi, ndoshta bëjnë të njëjtën gjë si ne.
4.Ndahu nga ideja se do të presësh gjithmonë
Është gjithnjë e lehtë, thjesht të presësh që gjëra të veçanta të ndodhin në jetën tonë. Ne presim për mbështetje, presim për tekstin e parë, presim për një dalje të butë. Na duhet të pushojmë së prituri që jeta jonë të bëhet, siç e duam. Është koha që jetën tonë ta shndërrojmë në atë që duam.
5.Ndahu nga ideja për të qenë josocial
Në një botë që synon drejt lidhjeve, ne e shmangim shpesh kontaktin me sy. I mbyllim lajmet tona në atë mënyrë që të mos duken shumë interesante. I fshehim ndjenjat tona, pasi nuk duam të dukemi shumë emocionalë, apo të paarsyeshëm. Ne e shtypim ndjenjën tonë të urisë dhe tek e fundit ndihemi vetëm dhe të keqkuptuar.
Kujtohu se është çdo gjë në rregull nëse je emocional dhe kërkon ndihmë. Është në rregull t’i thuash dikujt që ke në krah se sa tërheqës të duket. Nuk ka gjë të keqe të ndihesh i prekur. Është njerëzore dhe ajo që çiltërsia ofron për lidhjet tona dhe na bashkon si njerëz.
6.Ndahu nga ai që s’të do
Dashuria është ndoshta e vetmja, që mund ta rilindë një njeri apo ta shkatërrojë një njeri – dhe kështu është e vështirë ta lësh pas dore. Kujtohu pak se ka shpesh disa pika kulmore, që të bëjnë të shohësh e të të marrë malli për të shkuarën. Përkrah kujtimeve të mira, momenteve të bukura dhe gjërave të përbashkëta, ka pasur edhe gjëra që të kanë bërë të mendosh se kjo lidhje tashmë ka marrë fund.
Ka kaq shumë njerëz frymëzues në këtë botë. Njerëz që kanë potencialin për të bërë diçka të re me ty dhe të të bëjnë që të ndihesh një njeri më i mirë. Hapu për njerëz të tillë dhe hape zemrën për dashurinë që ti meriton.
7.Ndahu nga ideja për të duruar gjithçka
Është shumë e thjeshtë – jetën njeriu duhet ta shijojë dhe jo ta tolerojë e ta çojë dëm. Nëse ka diçka që ti dëshiron të ndryshosh, atëherë duhet të punosh me tërë forcën që ta arrish këtë objektiv. Ti nuk duhet të hysh në kontakt me njerëz që nuk të bëjnë mirë. Nuk duhet të qëndrosh në një lidhje të papërmbushur, apo të lësh jashtë ndonjë aspekt të jetës tënde.
8.Ndahu nga ideja se është vonë
Nuk është kurrë vonë për të ndryshuar jetën tënde. Nuk është kurrë shumë vonë që të bëhesh personi që ke shpresuar të takosh gjithmonë. Dhe nuk është kurrë vonë të dashurosh ashtu sikurse ke dashur të të dashurojnë. Ne shpesh harrojmë se nuk jemi të lidhur nga e shkuara jonë. Ne nuk duhet të jemi personi që ishim para një viti. Nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime që kemi bërë kur ishim më të rinj. Ne mund të donim të bënim gjëra të tjera e të rrekeshim drejt synimeve të tjera. Ne na duhet të besojmë se nuk jemi kurrë aq të vjetër, apo të lodhur e të thyer, për të bërë hapin e parë drejt ndryshimit. Ne zgjohemi çdo ditë me mundësinë për t’ia nisur nga e para – nuk është kurrë shumë vonë, t’ia nisësh me të.
Nga Gazeta Shqip
Leave a Reply