Letra e shenjtë për Hashim Thaçin
Murat Jashari
502.Kush ishin ata njerëz që përfaqësuan UÇK-në?
503.Pse asnjë përfaqësues i UÇK në Rambuje nuk kishte luftuar?
504.Pse asnjë luftëtar nuk ishte prezent në Rambuje?
505.Kush ishin ata njerëz që përfaqësuan UÇK-në për bisedimet e Autonomisë?
506.Wolfgang Petrisch a thotë se Serbia ka punuar me shërbim sekret (ne aspektin e sigurisë) për këto bisedime të Autonomisë?
507.Xhavit Haliti a ka luftuar?
508.Azem Syla a ka luftuar?
509.Kadri Veseli a ka luftuar?
510.Jakup Krasniqi a ka luftuar?
511.Ram Buja a ka luftuar? I cili ishte ministër i Rugovës deri në gjysmë të luftës.
512.Si ka mundësi Ram Buja të qëndroj midis Prishtinës?
513.Serbia, a ka qenë në dijeni që vëllau i tij Shukri Buja ishte komandant i UÇK-së për zonën e Nerodimes?
514.Serbia, ka qenë e informuar për këto dhe ka lenë rehat Ram Bujën!?
515.Diçka e çuditshme po më doket mua!?
516.Më fal gabova, në fakt po del tash se komandant gjeneral major Shukri Buja paska bërë shumë deklarata për prokurorët e huaj kundër UÇK-së dhe komandantëve të UÇK-së?
517.E vërteta vonon por del gjithherë, apo jo?
518.A shkuan në Rambuje njerëz të cilët nuk treguan asnjë kontribut?
519.Kontributi i tyre ka qenë i orientuar ndaj Serbisë apo jo!!!!
520.Kontribut i tyre, a ka qenë të pozicionohen nëpër Hotele të Tiranës dhe ta sabotojnë luftën e UÇK-së?
521.Kontribut i tyre, a ka qenë të vjedhin paret të dedikuar për UÇK?
522.Kontribut i tyre në luftë, a ka qenë ta përcjellin luftën nga televizioni?
523.Të njëjtit këta të Tiranës deklaronin Rugova duhet ti vesh çizmet dhe të hyjë në mal dhe vetë qëndronin nëpër hotele luksoze?
524.Kontributi i tyre, a ka qenë të kalojnë nata me prostituta kur populli u masakronte!?
525.Kjo është kontributi i krahut politik dhe të logjistikës së UÇK a është kështu?
526.A është më mirë të thuhet krahu i cili tradhtoi UÇK-në? Krahu i tradhtisë!!!!
Në Rambuje
527.Ti Hashim a pranove shkatërrimin e UÇK-së?
528.Më 18 shkurt 1999 në Rambuje, ti Hashim ke pranuar çarmatosjen dhe shkatërrimin e UÇK para diplomatëve!!!!!
529.Populli mund të verifikoj në internet google gjykatën e Hagës, intervistën e Wolfgang Petrisch IYCT dokumenti 070302 FE, fleta10862, reshti 20.
530.Parashutist i UDB nga Zvicra Hashim Tadiqi bënë punën e UDB shkatërron UÇK-së!!!*
531.A është kjo merita më madhe e jotja ?
532.Çfarë medaljeje do të jepë Serbia për këtë punë?
533.Ushtria e Milosheviqit nuk kishte mundur ta çarmatos aq lehtë UÇK?
534.Ti e bëre!!!
535.Bravo sukses i madh!
536.Pse pas luftës ke gënjyer gjithë ushtarët e UÇK-së?
537.A ke rrejt duke thënë ndërkombëtarëtpo kërkojnë demilitarizimin?
538.Nuk ka çarmatosje por vetëm demilitarizim, a është kështu?
539.Në fund, a është çarmatos UÇK-ja?
540.Pse nuk ke treguar, që ti je tradhtari që firmosë shkatërrimin e UÇK-së?
541.Më fal harrova, askush nuk i thotë vetit tradhtar!
542.A je ti protagonisti i sabotimit dhe shkatërrimit të UÇK-së?
543.Në Rambuje, a përmenden Forcat e Sigurisë të Kosovës pas shkatërrimit të UÇK-së?
544.Sot a ekziston UÇK?
545.Po sot, a ekziston FSK në kuadër të vetëqeverisjes administrative të Kosovës?
546.Do të thotë e implementove marrëveshjen e Rambujesë me shkatërrimin e UÇK-së dhe krijimin e FSK-së?
547.FSK-ja, a ka statut të ushtrisë? Jo.
548.Pse jo?
549.Pse Shteti Vatikanit me 110 ushtar ka statutin e ushtrisë?
550.Pse ne s’kemi të drejtë ta thirrim ushtri FSK?
551.Pse nuk i thua popullit se nuk jemi shtet dhe për këtë arsye nuk mund të ketë statusin e ushtrisë FSK-ja?
552.Kush nuk na lejon ta thirrim ushtri?
553.Forca të Sigurisë ka Palestina dhe Hong Kongu (nën sovranitetin izraelit, përkatësisht Kinës) apo jo?
554.Ndoshta nuk na lejon statusi i Autonomisë?
555.Kjo z. Thaçi, a nënkupton se nuk jemi shtet?
556.Çdo shtet a ka ushtrinë e vet?
557.Pse e gënjen popullin për çdo gjë?
558.A je ti hajni i fondit, a je ti sabotatori, a je ti shkatërruesi i UÇK, si guxon ti të flasësh në emër të UÇK-së?
559.Ti nuk ke asnjë të drejte të thirresh si krahu i luftës!
560.Në luftë, nuk ke luftuar!
561.Jashtë frontit ke sabotuar!
562.Në Tiranë ke vjedhur!
563.Në Rambuje ke tradhtuar!
564.Ti mund ta quash vetin vetëm si «KRAHU I TRADHETISË» dhe asgjë tjetër!!!
565.Gjithë populli do të thirr tradhtar!
566.Do të mbesësh tradhtar në histori të shqiptarëve!
567.Mund ta ngushëllosh veten me historinë serbe, sepse do të mbesësh hero i Serbisë si Esat pashë Toptani miku më i madh i Serbisë.
568.Me 22 shkurt 1999, parimisht gjithë delegacioni i Kosovës ishit pajtuar për një Autonomi?
569.Më 22 shkurt 1999, shef i delegacionit të Serbisë Markoviq a dërgon një letër bash organizatorëve të Rambujes Vedrinit dhe Cookit?
570.Çka shkruan në atë letër Markoviqi?????
571.Markoviq pranon krijim e një qeverie të përkohshme të Kosovës, a është kështu Z. Hashim Thaçi???? (mund të gjeni këtë në të njëjtin dokument me google 070302 FE).
572.A është katastrofë kjo z. Thaçi?
573.Serbia pranon dhe ja beson Hashim Thaçit formimin e qeverisë së përkohshme, a është e vërtetë zotëri Thaçi??????
574.Mund ta verifikoni këtë informacion në dokumentet të Hagës për Ëolfgang Petrisch, dokumenti është 070302 FE, IYCT.
575.Bëhet qeveria e përkohshme e Thaçit me kërkesën e Serbisë.
576.Natën e 22 shkurtit 1999, a janë mbledhur shefat e shërbimeve për këtë punë?
577.Është thirrur takimi i ekspertëve (shërbimeve) për të biseduar rreth qeverisë së përkohshme, a ishte prezent Xavier Bou De Marnac, Frenki Simatoviq dhe të tjerë?
578.Të nesërmen me 23 shkurt 1999, Z. Hashim Thaçi ke shkruar një letër Vedrinit në emër të gjithë delegacionin shqiptar ku pranoni autonominë substanciale? ky dokument gjendet me motor të kërkimit mozilla firefox mund ta kërkoni: SommaireDocKosovo (pika 21).
579.Kjo, a është tradhtia më e madhe shekullore për shqiptarët?
580.Pas çarmatosjes së UÇK, ti pranon që Kosova të mbetet nën Serbi !!!!?????
581.Shefi i UÇK pranon shkatërrimin e UÇK-së!?
582.Shefi i UÇK pranon Kosovën nën Serbi!?
583.Ju delegatët e Kosovës a e pranuat Kosovën nën Serbi?
584.Populli i Kosovës është mësuar me delegatët e vet!!!
585.Populli i Kosovës është mësuar me politikanët e vet!!!
586.Populli i Kosovës ka vuajtur gjithë here nga politikanët e vet!!!
587.Delegatet të Kuvendit të Kosovës a kishin votuar me 1989-tën amendamentin i cili mundësoi heqjen e Autonomisë Krahinës së Kosovës?
588-A na thojshin delegatët tonë shqiptar se nuk është gjë?
589.A na thojshin nuk humbim asgjë me heqjen e autonomisë?
590.Rambujeja ishte lavdëruar nga ata të cilët e pranuan tradhtinë, sikur 1989 me autonominë.
591.Rambujeja ishte pranimi historik nga pala shqiptare se Kosova është e Serbisë.
592.Në Rambuje shqiptarët pranuan sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, a është kështu?
593.As në konferencën e Berlinit 1878, as ne konferencën e Londrës 1913, as ne konferencë të Versajit 1919 nuk është legjitimuar kolonizimi i Kosovës nga pala shqiptare apo jo?
594.Tashë na shesin patriotizëm njerëzit të cilët e bënë tradhtinë!
595.Ditën që pranuat autonominë substanciale krijuat qeverinë e përkohshme me leje të Markoviqit, a është kështu?
596.A ishte paraparë sipas kapitullit 1,neni XI të kushtetutës së përkohshëm të Kosoves në Rambuje që një vetëqeverisje substanciale hyn në fuqi pas nënshkrimit të marrëveshjes ?
597.Vetëqeverisja ishte qeveria jote e përkohshme Z. Thaçi!
598.Qëllimi i qeverisë, a ka qen të punoj për të realizuar vetëqeverisjen, autonomin në kuadër të Serbisë?
599.Për të realizuar autonomin, a duhet të avancohen njerëz lojalë të Serbisë?
600.Për të realizuar autonomin, a duhet të burgosen dhe të likuidohen patriotët e Kosovës?
601.A është kjo arsyeja, pse u vranë në luftë dhe pas luftës aq shume atdhetarë?
602.Për të realizuar autonomin, a është deshtë bashkëpunim me Serbinë dhe ndërkombëtarët?
603.Në qeveri ishin «drejtoria e Hotel Rognerit», LBD-ja dhe LDK-ja në presidencë?
604.Ju, a keni mashtruar UÇK e luftës?
605.Ju, a keni mashtruar popullin duke thënë se pas 3 vite mund të organizojmë referendum?
606.A shkruan diku, ose a përmendet diku në mënyre eksplicite Referendumi ? Jo
607.Do të thotë përsëri e rrejtët UÇK dhe popullin!
608.Duke thënë se pas 3 viteve, do të shpallet një « referendum për pavarësi».
609.Pse nuk e bëtë atë referendum????
610.Nuk shkruan askund referendumi në marrëveshje të Rambujesë!
611.Ti, Hashim ke gënjye për çarmatosjen.
612.Ti, Hashim ke gënjye për Referendumin.
613.Më 15 mars 1999 Robin Cook dhe Hubert Vedrine a bëjnë konferencë për shtyp në rundin e dytë të Rambujes ?(mund ta lexoni në google konferencë Vedrine/Cook me datën e 15 mars 1999).
614.Çka deklarojnë bashkërisht?
615.A deklarojnë se pala kosovare pranon autonominë, pranon çarmatosjen e UÇK-së dhe asnjë referendum?
616.Gazetarët pyesin a është interpretim apo realitet i shkruar i marrëveshjes?
617.Vedrini a përgjigjet duke thënë nuk janë interpretime por fakte të sakta që ua sjelli?
618.Pse asnjë parti nuk e thotë ketë?
619.Pse partitë e Kosovës e mohojnë realitetin?
620.Pse edhe sot vazhdojnë të bisedojnë me Serbinë pa ditë asgjë populli i Kosovës?
621.Mendoj sepse të gjithë janë pjesëmarrës në këtë ndaj popullit.
622.Të gjithë janë bashkëfajtor Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Veton Surroj, Hashim Thaçi, Blerim Shala dhe te tjerët.
623.Çfarë legjitimitet ka patur Blerim Shala në Rambuje?
624.Kënd e ka përfaqësuar?
625.Kush është Blerim Shala?
626.Kush e thirri në ato bisedime?
627.A e thirri Franca apo Serbia?
628.Apo pse ishte nxënësi i Ramush Tahirit?
629.Ramush Tahiri ishte në drejtorinë e analizave të UDB.
630.Ramush Tahiri ishte një ndër krijuesit e LDK.
631.Ramush Tahiri ishte zëvendës i kryeministrit në egzil Bukoshit, kryetar të këshillit koordinues të partive shqiptare.
632.Shumë interesant, drejtori i analizave i UDB koordinonte gjitha partitë shqiptare në ish-Jugosllavi!
633.Sot Ramush Tahiri është këshilltar i Presidentes Police Atifete Jahjaga.
634.Askund nuk përmendet referendumi, por vetëm vullneti i popullit, pa definuar cilit popull të Kosovës apo të Serbisë!
635.Pse?
636.Christopher Hill dhe Ëolfgang Petrisch ishin kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës nga Serbia.
637.Qëllimi a ishte të ruhet sovraniteti dhe integriteti i Serbisë?
638.Kapitulli 8, neni I, pika 3, a thuhet që zgjidhja finale për Kosovën do të jet vetëqeverisja, por duhet të gjindet në bazë të popullit?
639.Zgjidhja finale nuk përmendet pavarësia.
640.Zgjidhja finale, zgjidhja e përhershme e Kosovës duhet të jetë një vetëqeverisje, do të thotë një autonomi!
641.Wolfgang Petrisch dhe Christofer Hill ishin kundër referendumit, a është kështu?
642.Por ata dy shtojnë: «askush nuk mund të ndaloj në shoqëritë demokratike referendumet», a është e saktë Z. Thaçi?
643.Pse Thaçi nuk shpalli referendum për pavarësi në 2008 por e bëri në parlament?
644.Sepse ishte marrëveshja më herët ne Rambuje, apo jo?
645.Sepse Serbia e kishte përdor këtë të drejtë në 2006 pas ndarjes së Malit te Zi, apo jo ?
646.Serbia, a kishte përdor referendumin për ta pyetur popullin e vet?
647.Pse nuk organizuat një referendum?
648.Ku ishte arsyeja ??????
649.Mos është problemi tek klauzola finale?
650.Në klauzolën finale a pranuat të inkuadroni marrëveshjet e Helsinkit, deklaratën e Parisit, marrëveshjet së Konferencës për Siguri dhe Kooperim në Europë?
651.Gjithë këto marrëveshje janë për mos ndryshimin e kufijve të shteteve ekzistuese, a është kështu ?
652.Cili shtet është ekzistues në këtë rast?
653.A është Serbia apo Kosova?
654.A është Serbia ekzistuese në OKB?
655.A do të thotë kjo, që keni pranuar një Autonomi jo vetëm për 3 vjet, por një autonomi të përhershëm!!!????
656.Si është e mundur Pavarësia dhe marrëveshja e Helsinkit ?
657.Helsinku pranon vetëm shtetet ekzistuese në OKB me kufij të vetë ndërkombëtar, a është kështu?
658.A është kjo arsyeja, pse OKB nuk regjistroj më 26 shkurt 2011 kufirin Kosovë/Maqedoni pas bisedimeve dypalëshe, komisionit Prishtinë/Shkup?
659.Pse s’janë regjistruar?
660.Pse nuk i tregon popullit se kufijtë e jashtëm të Kosovës janë të Serbisë?
661.Pse nuk i tregon popullit që jeni duke biseduar çështjen e kufirit Kosovë/ Maqedoni dhe Kosovë/Mal të Zi?
662.Pse nuk i tregon popullit se pa pranuar Serbia në fund vijat kufitare të jashtëm të krahinës ose të Republikës së Kosovës nuk regjistrohen në OKB?
663.Pse nuk i tregon popullit se kufiri Kosovë/Serbi nuk është kufi ?
664.Pse e gënjen popullin?
665.Pse nuk i tregon popullit se në Autonomi kufijtë janë kufi administrativë ?
666.Pse nuk i tregon popullit se kufijtë e Jashtëm të Autonomisë janë të Shtetit të Serbisë?
667.Pse nuk i tregon se ti pranove këtë Autonomi në kuadër të Shtetit të Serbisë?
668.Pse nuk i tregon popullit se është vetëm një vi administrative në mes të pushtetit lokal të Kosovës dhe pushtetit qendror të Beogradit?
669.Kosova mund të quhet regjion, krahinë, kanton apo republikë, por është një njësi administrative të vetëqeverisjes ose një autonomi në kuadër të Serbisë.
670.Pse nuk i tregon realitetin popullit???
671.Kjo Z. Thaçi, a është tradhti?
672.Çka është pranuar tjetër në Rambuje?
673.A është pranuar të grumbullohen informacione për të burgosur luftëtarët e UÇK?
674.A është pranuar likuidimi i patriotëve dhe pengesave për Autonomin?
675.A është pranuar që Serbia t’i mbikëqyrë këto procese?
676.Neni II, 13, iii, në masat e ndërtimit të besimit a pranohet një përfaqësues serb në çdo komponent të sigurisë, policisë, doganave dhe të drejtësisë për kontrollimin e zbatimit të ligjeve?
677.Kjo është pranuar në Rambuje në vitin 1999, apo jo Hashim?
678.Pse kjo sot realizohet dhe veprohet në Kosovë në vitin 2012 ???????
679.A do të thotë kjo se çka jeni marrë veshë në Rambuje, sot e aplikoni??????
680.Sot, për këtë mbikëqyrje serbe në FSK a është n°3 Slavisa Filipoviq?
681.Sot, për këtë mbikëqyrje serbe në Ministri të Punëve të Mbrendshme a është n°3 Sasha Rashiq?
682.Sot, për këtë mbikëqyrje serbe në Polici të Kosovës a është n°2 Dejan Jankoviq?
683.Sot, a zgjidhet zëvendëskryetar i gjykatës kushtetuese të Kosovës Cukaloviq?
684.Për shërbimin sekret të Kosovës AKI duhet të ketë, por nuk është publike!
685.Shërbimi sekret i Kosovës AKI është në duar të Serbisë?
686.Mbi 30 oficer me eksperiencë të UDB, KOS, MUP janë propozuar nga Beogradi dhe janë të pranuar në krye të AKI?
687.Kur dihet se ka edhe punonjës serb në AKI?
688.Aneksi VIII, neni 4, shërbimet e inteligjencës të planit të Ahtisarit parashikon që AKI të jetë agjencion profesional dhe shumë ETNIK, apo jo?
689.Në AKI, përveç oficerë të UDB, KOS, MUP paska edhe serb????
690.Çfarë shërbimi sekret ka Kosova kur shumica e shërbimit është nën kontroll të serbofilëve?
691.Çka duhet të mendojmë si popull?
692.Shërbimi sekret i Serbisë kontrollon shërbimin sekret të Kosovës?
693.A gjason kjo sikur në vitet ’80-ta?
694.UDB e Krahinës së Kosovës në Prishtinë dhe UDB Federale në Beograd.
695.Edhe atëherë Beogradi bënte propozime për stafin e UDB në Prishtinë.
696.Pse sot në 2012, vijnë policë serb të MUP-it nga Rashka, Nishi, Vranja dhe punojnë në policinë e Kosovës në Prishtine ??? (25 shkurt 2012 zhurnal Daçiq)
697.Çfarë roli kanë serbët e MUP-it të Serbisë në polici të Kosovës?
698.Pse vijnë për çdo ditë nga MUP-i i Serbisë në stacionin policor të Prishtinës???
699.A mund t’i tregojsh popullit o Hashim?
700.A është kjo kontroll e Serbisë mbi organet e Sigurisë të Kosovës ?
701.Atëherë, pyetja është çfarë pavarësie kemi???
702.Hashim! Je patriot i madh ! Ke pranuar Autonomin, shkatërrimin e UÇK dhe burgosjen e ushtarëve të lirisë së UÇK!?
703.Më duket se edhe patriotët në Beogradi kishin të njëjtin program si ti?
703.Po më duket shumë gjëra po të lidhin me Serbinë?
704.Serbia kishte qëllim izolimin e atdhetarëve shqiptar dhe ti a i izolove?
705.Serbia kishte qëllim likuidimin të krijusve të UÇK dhe ti a i likuidove?
706.Serbia kishte qëllim të bllokohen armët e UÇK dhe ti a i bllokove?
707.Serbia kishte qëllim të shterr UÇK financiarisht dhe ti a e shterre financën e UÇK-së ?
708.Serbia a kishte qëllim të çarmatos UÇK?
709.Ti, a çarmatose UÇK?
710.Serbia kishte qëllim t’i burgos ushtarët e lirisë së UÇK-së ?
711.Ti, me SHIK-un a i burgose ?
712.Serbia a propozonte autonomi ?
713.Ti, a na realizove autonomin ?
714.Serbia a është munduar historikisht të zhdukë flamurin kombëtar shqiptar?
715.Ti, a na zhduke flamurin shqiptar?
716.Ti, z. Thaçi ke realizuar gjitha synimet e Serbisë, apo jo !?
717.Çdo njeri normal me këto informacione, a do të thotë se je shkau i shkinës?
718.Kush vendosi emrat e ministrave në qeverinë tënde të përkohshme ?
719.A vendosi Frenki Simatoviq dhe Bou de Marnhac?
720.Kush vendosi Rexhep Selimin ministër i punëve të mbrendshëm?
721.Kush vendosi Kadri Veselin shef i SHIK-ut të UÇK?
722.Kush vendosi Ram Marajn shef i SHIK-ut të LDK?
723.A është e vertet se Bou de Marnhac është gëzuar shumë kur pranuat Autonomin?
724.A ka deklaruar se do ta them UÇK në kurriz?
725.A ka deklaruar se do t’i vrasim si qentë nëpër rrugë?
726.Kush ishte Bou de Marnhac?
727.A ishte shef i DGSE shërbimi sekret ushtarak francez?
728.Babgjyshi Bou de Marnhac kishte qenë në luftën e parë botëror bashë me ushtrinë serbe apo jo?
729.Ishte me ushtrinë franceze te Franchet d’Esperey dhe kishte luftuar me serb kundër çetës së Azem Bejtës.
730.Nëse nuk gaboj z. Thaçi edhe babagjyshi yt ishte po në atë kohë punëtor i Serbisë në kohën e Kralit?
731.Nipat e atyreve francezëve që perkrahën Serbinë kundër shqiptarëve, a jane sot prezent në Kosovë dhe veprojnë?
732.Nipat e atyreve francezëve që përkrahën Esat pashe Toptanin, a janë sot prezent në Kosovë dhe veprojnë?
733.Nipat e atyre francezëve që përkrahën Esat pashë Toptanin, sot a të përkrahin ty !!! O Hashim Tadiqi ???? O Hashim Pashë Toptani !!!!
734.Nipat e atyreve shqipfolsëve që luftuan patriotët shqiptar bashkë me Serbinë janë prapë në krye të Kosovës?
735.A je nipi i OZNA-s?
736.A je produkt i UDB apo i KOS-it?
737.Historia është e njëjtë, vetëm se përsëritet apo jo?
738.Shqipfolësit që bënë propagandë kundër Azem Bejtës, Shaban Polluzhës etj…
739.Sot nipat e tyre, si ti Hashim bëjnë propagandë kundër Jasharëve, Haradinajve, Behadin Allaqit etj…
740.Ato familje që ishin me Serbinë përpara, edhe sot vazhdojnë të njëjtën punë, apo jo?
741.Do të thotë lidhjet me Serbi dhe Francë i ke të trashëguar z. Thaçi?
742.A ju mësoj UDB apo DGSE se si duhet të punohet në Kosovë ?
743.Sepse jeni UDB-asha por keni bërë edhe stazh speciale në Francë.
744.Numër dyshi i EULEXit, krahu i djathtë i Bou de Marnhac ishte Stephan Laurent i thirrur « LEO » apo jo ?
745.Çka thoshtë Leo për shqiptarët ? (Lexoni google gazeta Zeri 17/04/2011).
746.A thoshte « është kënaqësi që me flamurin shqiptar të fshijë prapanicën» ?
747.A thoshte « Kosova është vend i mirë për ta pshurrur»?
748.A thoshte « ju shqiptarë jeni budall, nuk keni kuptuar se nuk keni shtet dhe Serbia nuk do ta leshoj kurrë Kosoven»?
749.Shifni! edhe shefat e EULEX-it thojnë pa dorëza që Kosova nuk është shtet.
750.Do të thotë në Prill 2011, numër dyshi i EULEX-it deklaron nuk keni shtet dhe qeveria e Kosovës dhe partitë në Kosovë nuk reagojnë, çka i thuhet kësaj pune ?
751.Me tutje Leo, a deklaronte se gjyshi i tij ka luftuar me serbët kundër shqiptarëve ?
752.A kishte bëre presion punëtorëve shqiptar për të mos përmendet lidhjet e forta që kishte në Bruksel?
753.Kush ishte ajo lidhje e fortë në Bruksel ?
754.Mos ishte Arnaud Danjean?
755.Arnaud Danjean, a është një serbofil i sëmure si Bou de Marnhac?
756.Arnaud Danjean, a ishte pa ndërprerje bashkë me ty Hashim Thaçi nga 1999 në luftë, deri sot?
757.Arnaud Danjean në misionin e parë të UNMIK-ut a kishte ardhur zyrtarisht ?
758.Arnaud Danjean a ishte oficer i DGSE ? (shërbim sekret ushtarak francez)?
759.Arnaud Danjean a ishte miku personal i yti Hashim?
760.Bou de Marnhac a ishte shef i DGSE?
761.Kush vjen dhe bëhet shefi i shtyllës së parë për polici dhe drejtësi të UNMIK-ut ?
762.A vje një francez prefekti Jean-Christian Cady?
763.Në kuadër të shtyllës së parë të UNMIK-ut, a ka ekzistuar nje celul të « OPERACIONE SPECIALE»?
764.Çfarë roli ka patur ajo celulë?
765.Fjala e Bou De Marnahc që do t’i vrajmë si qent nëpër rrugë , nuk ishte vetëm fjalë!
766.Sepse Bou de Marnhac me Simatoviqin zgjedhen shefat e SHIK-ut të PDKse dhe të SHIK-ut të LDK?
767.A ka bërë edhe UNMIK-u vrasje? Po dhe po!!!
768.Me kënd ka bashkëpunuar UNMIK-u?
769.A ka bashkëpunuar me shërbimet serbe? Pooo!!!
770.A ka bashkëpunuar me SHIK-un? Poooo!!!
771.A kemi rastin e një patrioti të vrarë në Gjakovë?
772.Pas luftës policia e UNMIK-ut kishte punësuar shumë djem të UDB-ashëve.
773.Një djalë i UDB-ashit i punësuar nga UNMIK-u, vrau midis ditës Sadik Ukën veprimtarë i vjetër, shok i Remzi Ademit dhe Jusuf Gervallës.
774.Vrasësi është larguar jashtë Kosovës me ndihmën e UNMIK-ut me dokumente të rregullta.
775.Një rast tjetër, është vrasja e Skender Hotit në Prizren pas lufte.
776.Dëshmitar janë policët shqiptar, të cilët filluan hetuesin.
777.Fill policia e UNMIK-ut reagoj duke marrë dosjen kinse për hulumtim.
778.Faktikisht UNMIK-u humbi çdo gjurmë për hetuesin.
779.Vrasje më vonshëm, është rasti i Shefko Sallkoviq.
780.Shefko Sallkoviq ishte përfaqësues i 5 fshatra myslimane afër Leposaviqit.
781.Ishte kërcenuar nga përfaqësuesja e UNMIK-ut rusja LILIA GALIEVA, sepse Shefko punonte për institucionet e Kosovës.
782.Ajo e kishte kërcënuar për organizimin e zgjedhjeve të Kosovës në Veri. Ajo kishte kërkuar që të heqë dorë. Shefko Sallkoviqi refuzoj në ora 13.30.
783.Shefko Sallkoviqi është vrarë në ora 14.00 të datës 8 tetor 2010, do të thotë gjysmë ore pas refuzimit.
784.Vëllau i Shefkos është kidnapuar në Veri, dhe sot gjindet i burgosur në Novi Pazar.
785.Këto janë vetëm dy-tre raste, por janë shumë të tjera që na duhet një kohë e gjatë për ti kompletuar e per t’i detajuar.
786.SHIK-u, UNMIK-u kanë bërë vrasje në Kosovë.
787.Nuk është rastësisht që vjedhen në stacionin policor në Pejë mbi 1200 armë të përdorura në likuidime në dhomën e dëshmive.
788.Nuk është rastësisht që vjedhen në stacionin policor në Prishtinë mbi 400 armë të përdorura në likuidime në dhomën e dëshmive.
789.Çdo provë të vrasjeve politike është asgjësuar nga UNMIK-u ndërmjet viteve 2005-2007!
790.UNMIK-u varrosi të vërtetat për vrasjet e pasluftës? (lexoni telegraf.com data 13/08/2012)
791.Pse UNMIK-u i zhduki provat?
792.Kënd ka deshtë të mbrojë?
793.Mos vallë bashkëpunëtorët e SHIK-ut?
794.Vrasjet politike nuk kanë shansë të zbulohen sepse shumë vrasje janë bërë në bashkëpunim me ndërkombëtarët, apo jo?
795.Kemi raste që UNMIK-u ka intervenuar për të liruar kriminel shqiptar nga Evropa për të kryer likuidime në Kosovë.
796.Kemi raste ku UNMIK-u ka dhënë leje të armëmbajtje kriminelëve për punën e tyre.
797.UNMIK-u, SHIK-u, MUP-i, UDB-a, DGSE kanë punuar të gjithë bashkërisht për ta gjunjëzuar Kosovën.
798.A është evidentuar që këshilltari politik i Bou de Marnhac zotëri Romuald Pichard i cili ishte ndërlidhës dhe jepte informacione SHIK-ut? (gazeta 15/10/2011)
799.Romuald Pichard mbante kontakte ditore me shefat e SHIK-ut dhe koordinonte punët me Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Shaip Muja?
800.Shkurt e shqip SHIK-u, DGSE, dhe UDB-a na shkatërruan në Kosovë. / VIJON
manastiri337@gmail.com
Nga koha kur ishte kthye Gjergj Kastrioti-SKENDERBEU në Krujë në vitin 1443 (aq pyetje janë) deri më sot kishte pasë shumë tradhtarë shqiptar dhe Esat pasha Toptana. Hashimi është Esat pashë Toptani i fundit te kombi shqiptarë!
Murat Jashari
Letrat ribotohen me kërkesë të autorit Murat Jasharit, si dhe me kërkesë të lexuesve.
Leave a Reply