Deputeti Eduart Ndocaj u takua sot në Kosovë me Sabri Maxhuni Novosela, nje figure e rendesishme e ceshtjes shqiptare.
Novosela eshte ofruar si investitor per te financuar projektin e ndertimit te shtepise Muze te At Gjergje Fishtes.
Ky projekt mjaft i rendesishem per rivleresim te duhur te figures se At Gjergj Fishtes eshte beri i mundur duke bashkepunuar edhe me Paulin Zefin, ish Drejtor i Monumenteve te Kultures-Lezhe.
Me iniciativen e z. Novosela dhe te z. Zefi eshte beriei mundur vendosja e bustit te At Gjergj Fishtes ne oborrin e shtepise se Fishtes.
Ndocaj eshte treguar shume sensibel ne lidhje me ceshtjen e projektit te shtepise muze te At Gjergj Fishtes dhe e ka marr si obligim lobimin dhe realizimin e tij.
Ndocaj para dy ditesh beri nje takim te rendesishem me ministren Kumbaro ne lidhje me shtepine muze te At Gjergj Fishtes duke theksuar rendesine e realizimit te ketij projekti per nje figure te rendesishme si ai.
Ndocaj mori garanci dhe disponibilitet nga Ministria per t’i dhene nje drejtim institucional ketij projekti.


Leave a Reply