Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi, krahas veprimtarive për ruajtjen e identitetit kombëtar të mërgimtarëve shqiptarë, ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe traditës së tyre përmes veprimtarive të shumta kultuorore e shoqërore, si i vetmi asociacion i organizuar dhe i pranuar nga organet gjegjëse suedeze, vazhdimnisht po pasurohet edhe me shoqata që po anëtarësohen në Union. Aktualisht Unioni në gjiun e vet ka 36 shoqatra shqiptare anë e kënd vendit, me mbi 6800 anëtarë. Këto ditë në gjiun ne Unionit u anëtarësua edhe Ansambli i Valleve ”Shqiponjat e Halsmatadit”, nga Halmstadi.
Ky grup amatorësh që udhëhqiet nga Muhamet Sopi, është Ansambli më i sukseshëm jo vetëm ndër amatorët që kultivojnë foklorin shqiptar në Suedi, por është ndër më të sukesshmit në mbarë diasporën shqiptare.
Ditën kur u bë anëtarësimi i këtij ansmabli, në një manifestim modest në Halmstad, e ku në emër të Unionit morën pjesë Ahmet Bella, seketretar e Ramadan Reshitaj e Fevzi Ademi, anëtarë të kryesisë, udhëheqësi artistik i ansmablit, Muhamet Sopi, koreografi Agim Sejdiu dhe sekretarja Ganimete Nikqi dhe anëtarët tjerë të ansmablit, theksuan se që nga viti 2009, kur u themeluan e deri tash kanë shfaqur mbi 40 programe.
”Shqiponjat e Halmstadit”, gjatë këtyre viteve, disa herë kanë marrë pjesë edhe nëpër festivale të ndryshme që janë organizuar në Suedi dhe jashtë saj. Gjithkund që janë paraqitur, kanë treguar suksese dhe janë shpërmblye me vendet e para dhe me mirënjohje e lavdata publike. Ky ansambël, disa herë është nderuar me vendin e parë edhe në festivalin e Foklorit Shqiptar në Diasporë, i cili tradicionalisht organizohet nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi.
Ardhja e ”Shqiponjave të Halmstadit” në gjiun e Unionit, me siguri do ta pasurojë edhe më tepër veprimtrarinë kulturore të Unionit.
http://www.kosalbunionen.se/news.html
Leave a Reply