Pirustët dhe Qyteti Perash, vendbanim i lashtë ilir në Mal Zi !
Pirustët kanë lënë si gjurmë të vetën qytetin Perash-Perast në Mal Zi.
“Pirustët larte mbi Drin, jane shqiptar” P.B .Bertius-Hartograf i Luigjit III te Frances.
Pirustët, ishin fise ilir, banorë të krahinës së sotme të Matit e të Mirëditës. Deri më 168 p.e.r. bënin pjesë në Mbretërinë Ilire dhe përmenden nga Livi ndër fiset që mbetën të pavaruara pas shkatërrimit të saj nga romakët. Pavarësinë e ruajtën edhe në vitin 54 p.e.r. kur Cezari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim. Në vitet 6-9 morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqjen e Batos së Desidistëve dhe ishin ndër të fundit që u nënshtruan.

Qyteti në fjalë ishtë një unitet i integruar i disa vendbanimeve të quajtura „Vicus“ dhe Castellum“. Me „vicus“ romakët kuptonin një paralagje qyteti që ishte e urbanizuar, por që ishte e dallueshme nga pjesa tjetër e tij, ndërsa „castellum“ ishin vendbanime më të vogla dhe me urbanizim më të paktë. (Quae est Alburnus Maior, Vicus Pirustarum),-Këtu është Alburnus Major, Vicus Pirustarum, është një mbishkrim në latinisht i zbuluar atje, i cili më shumë se kujdo në këtë botë duhet të na tingëllojë ne në vesh. Në fakt Alburnusi i Madh, siç quhet në shqip përbëhej nga popullsi të ndryshme, shumica e të cilit ishte ilire si Pirustae, Baridustae, Sardeates, Ansi, Maniates, që janë lokalizuar edhe në vendet e tyre të origjinës. Ilirët sollën me vete organizimin e tyre shoqëror origjinal në „Vicus“ dhe „Castellum“ me Vicus Pirustarum, Castellum Baridustarum, Castellum Avieretium.

Për herë të fundit përmenden në shek. II të e.r. nga Ptolemeu. Pirustët përmenden si minatorë dhe për punimin e metaleve, e sidomos të bakrit. Në një mbishkrim të shek. III të e.r. përmendet një fshat i pirustëve, të shpërngulur nga romakët në zonat minerare të Dakisë.

Lidhur me toponimet antike, që krijojnë një grup më vete toponimik me prapashtesën –ast, le të shohim emërvendin EmASTos në Dardani, Këtë prapashtesë të lashtë e ka edhe toponimi TediASTum, qytet në Liburni, DrivASTum në Shqipëri. Këtu mund të bëjë pjesë edhe emërvendi i qytetit antik PerAST në Bokë të Kotorrit të Malit të Zi. Asht/ ast qe një prapashtesë e vjetër e ilirishtes dhe e protoshqipes…

Mbretëresha Teuta është përpjekur për të siguruar atë pjesë të Gjirit, dhe sipas legjendës, vetëm disa kilometra në lindje të Risanit u vendosën në këtë pjesë fiset Piruste, nga Shqipëria e veriut.
Perast mori emrin e vet pas fisi ilir Piirust. Pranë Perast janë dy ishuj të vegjël: një është ishull i natyrshëm quhet Shën Gjergji, dhe tjera është quajtur Zoja e Shkëmbore, dhe secili prej tyre ka një kishëz piktoreske…

Rajoni është i banuar që nga kohët parahistorike. Në brendësi mes Risan dhe Perast janë gjetur disa vende prehistorike nga periudha e Epoka e Gurit dhe Epoka e Re. Arkeologët kanë hulumtuar mirë vendin arkeologjik në Spila, shpellë mbi Perast, dhe kanë zbular shumë enë prej argjili të periudhës neolitike. Faqet e tjera të identifikuara në këtë fushë nuk janë hetuar dhe paraqitur për publikun.
Kjo zonë është e pasur me minerale banohej nga fisi ilir Pirusta (nga A. Evans, “hulumtime antike në Iliri,” Westminster – 1883-III-IV).
Sipas historianit italian Luigi Paulucci popullsia e Shqipëri Veneciane, gjatë shekujve të Republikës së Venedikut, ishte kryesisht venetiane folëse në zonat urbane përreth Gjirit të Kotorrit (Kotorrit, Perast, Budva).

Pirustët kanë lënë si gjurmë të vetën qytetin Perash (Pirust) në Malin e Zi. Por trashëgimia më e madhe piruste ndodhet në rrëzë të maleve Apusene, në Transilvani, ku ata u dërguan për të punuar në minierat e arit, prej perandorit Trajan, pas pushtimit prej tij të Dakisë.

Ndërsa në kodrën Carponi është gjetur një ndërtesë e madhe me lartësi 2 metra dhe disa objekte, që mendohet se i përkisnin fiseve ilire Ansium dhe Maniates. Mbishkrimet e gjetura janë material jashtëzakonisht i vlefshëm. Mjaftojmë të kujtojmë se ende nuk është bërë rindërtimi i panteonit ilir, nuk njihen emrat e hyjnive ilire dhe megjithë punën e ilirologëve, mitologjia ilire duket se do ende kohë që të dalë në dritë të diellit në kuptimin e plotë të fjalës. Materiali onomastik, mjaft i vlefshëm dhe që pasurohet pas çdo kërkimi na ka dhënë emërtimet e hyjnive të ilirëve të Alburnusit. Apollo Pirunenus, Aptus Delm(ata), Die Artani, Maelanens, Na(u)o, ku e para është padyshim hyjnia e pirustëve Pirunenus me atributet e Apollonit të romakëve bëjnë një plotësim në studimet mitologjike ilire.

Prandaj gërmimet e mëtejshme arkeologjike në Alburnus do të na japin të dhëna të reja dhe do të zbulojnë edhe më thesare të pirustëve, që do të jenë kontribut i paraardhësve tanë në qytetërimin ilir.

Alburnus Major, (Rosa Montana) e sotme, është themeluar si vendbanim në vitin 131 para erës së re, si vendburim mineralesh të çmuara dhe për të gjithë kohën e ekzistencës së tij nuk ka pushuar funksionin si minierë.
Shqipe Hoxha
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR


Leave a Reply