Në komunitetin shqiptar të Danimarkës jetojnë shumë bashkëatdhetarë te ardhur nga Ilirida dhe nga Dardania,ku shumica i përkasin besimit islam. Ndërsa nga Shqipëria ka një numer shume të vogël të bashkëatdhetarve tonë që jetojnë e punojnë në ketë shtet Skandinav. Pjesa dërmuese janë të besimit islam dhe një pjesë shumë e vogël i përket besimit të krishterë.
Por shqiptarët si një komb unik ,dinë të respektojnë dhe të nderojnë edhe pakicat ,sepse ndër shqiptarë jeton dhe mbretëron respekti reciprok midis besimeve. Vlerësimin për këtë respekt e dha mesazhin e qartë edhe Papa Francesku gjatë vizitës së tij në Shqipëri ,ku e quajti ,Vëllazëri fetare dhe kudo ku ka shkuar Papa ka folur me shumë respekt për kombin shqiptar ,që është njeri ndër popujt ku vëllazëria fetare është në shkallën më të lartë. I vetmi vend në europë që nuk ka probleme të përkatësisë fetare. Ky është një vlersim i madh që i bëhet popullit tonë.
Në këtë kuadër ditën e dielë të datës 20 Dhjetor ,nën drejtimin e drejtorit të radio Projektit 21 , z.Havzi Sulejmani – Xhaxhi u transmetua një program special me rastin e festës së Krishtëlindjeve . Emisioni zuri një pjesë të mirë të programit ,cka drejtuesi u foli dëgjuesve për rëndësinë e festës,historinë e saj ,si dhe materiale të ndryshme për festën e Krishtëlindjeve . Emisioni ishte gërshetuar edhe me intervista të ndryshme të personaliteteve shqiptare që jetojnë në Danimarkë.

Për respekt të shtetit amë, Shqipërisë përshëndeti komunitetin shqiptar dhe gjithë dëgjuesit e radio Projektit 21 ambasadori i Shqipërisë në Danimarkë z. Kastriot Robo,ku uroj të gjithë besimtarët kristianë me rastin e festës ,por dhe gjithë komunitetin me rastin e festës së vitit të ri 2016. Ai krahas urimit u ndal dhe në arritjet që ka bërë Shqipëria në vitin 2015,ku është në prag të pranimit në familjen e madhe europiane. Janë marrë tha ai ,në fjalën e tij një sërë reformash në të gjitha fusha e kryesisht në atë të drejtësisë ,ku ka patur dhe marrje masash për gjykatës dhe prokuror të korruptuar ,por dhe në arsim dhe në cdo fushë tjetër. Shqipëria po rrit shkallët e zhvillimit të saj cdo ditë dhe kështu po bëhet një mbështëtse e vendeve të rajonit në luftën kundër terrorismit global. Ajo është tashmë një përkrahëse e denjë e Natos ,duke dhënë kontributin e saj ,përkrah aleatëve te saj SHBA e Gjermanisë . Kjo ka bërë që zëri i saj të dëgjohet kudo në cdo takim të nivelit të lartë.
Por a mund të rrijë anash edhe ambasadori i Maqedonisë, z. Naim Mehmeti . Në urimin e tij u ndal në një përshëndetje dhe urim për vëllezrit e përkatësisë fetare të krishtëre duke përcjellë mesazhe urimi e mirënjohjeje ,por ai u ndal edhe në punen e tij për vitin 2015 inisiativën për të ndërtuar një shkollë shqipe në Kryeqytetin danez Kopenhagë,ku fëmijët shqiptarë të mësojnë bukur gjuhën e rilindasve tanë ,atë gjuhë të bukur ,që u flijuan shumë shqiptarë që ajo te vijë e pastër deri në ditët tona dhe të ruhet e të përcillet ndër brezat e ardhshëm.
E urimet vinë dhe nga përfaqësues të besimit islam ,ku janë të panumërta mesazhet e urimit për festën e Krishtëlindjeve ,që I vinë besimtarëve të krishterë nga vëllezrit e tyre të fesë islame. Shqiptarët dinë ti festojnë festat dhe dinë të urojnë njëri – tjetrin.

Nuk vonon shumë dhe në linjë telefonike paraqitet edhe Hoxhë Ruzhdi Asipi. I uroj të gjithë besimtarët e besimit të krishterë duke ju uruar festën dhe paqe dhe shumë dashururi në familjet e tyre. Ai foli edhe për respektin që kanë shqiptarët në mes vete dhe respektin që percjellin për besimet e tjera. Ai dërgoi një urim edhe tek ambasadori i Shqipërisë z. Kastriot Robo ,por bëri dhe një pershendetje për një mik të tijin , Luigj Shkodranin .
Por a mund të rrinte pa përshendetur e uruar besimtarët e krishterë edhe Hoxhë Abdurrahim Kurtishi .

Ai si gjithnjë është i përfshirë në cdo debat ,në cdo takim që bëhet ,atë e gjen në mes të të pranishmeve,por edhe në radio Projekt, ai here pas herë është i pranishëm,ku me mesazhet e tija sjell përvoja ,jep këshilla dhe ndihmon komunitetin që punët të shkojnë më mirë. Në këtë ditë ai u uron besimtarve shëndet e jetë ,paqe në familjet e tyre ,bashkim me njëri – tjetrin ,sepse po të jemi të gjithë bashkë cdo gjë do të bëhet më mirë dhe me lehtë dhe armiku nuk mund të na përcajë ,kur jemi të gjithë bashkë.
A ka kënaqësi me të madhe kur i dëgjon shqiptarët tek urojnë njeri – tjetrin për festa ,kur bota është e trazuar dhe ka luftra brenda besimit në disa shtete islame. Ne shqiptarët një komb unik dhe i bashkuar ,urojmë njeri – tjetrin dhe marrim pjesë në gëzimet dhe hidhërimet e njëri – tjetrit. U qëndrojmë pranë në ditë të vështira shokut ,mikut dhe cdo shqiptari pa dallim feje dhe ideje.
Ne jemi shqiptarët pra,që dimë të respektojmë dhe të nderojmë njëri – tjetrin.
Për ta mbyllur në formën më të bukur këtë emision ,apo më mirë këtë mbrëmje kaq të bukur të pregatitur me kaq profesionalizëm ,nga drejtuesi i këtij radio stacioni z. Havzi Sulejmani – Xhaxhi vjen me urimin e tij edhe prifti në linjë telefonike nga qyteti i bukur dhe antik i Durrësit në Shqipëri Dom Gjergj Meta. Përshëndetja e Tij nëpërmjet valëve të radio Projektit 21 ishte një ugur i mirë për të gjithë,sepse ishte hera e parë që një prift vjen në eter dhe kjo falë profesionalizmit të z. Havzi Sulejmani,për ti dhënë formën dhe rëndësinë e duhur këtij emisioni special për Krishtëlindje.

Dom Gjergj Meta përcolli për dëgjuesit e radio Projektit 21 mesazhin e urimit dhe për të gjithë komunitetin shqiptar që jeton në këtë pjesë të Skandinavisë. Ai bëri një prezantim të shkurt se kush është Dom Gjergji dhe dëshirën e tij për të hyrë në rrugën e priftit të fesë katolike. Ai foli për historinë e Krishtëlindjes ,për rregullat e kësaj feste ,për historikun e pemës së krishtëlindjes ,të dhuratave dhe të mënysë së krishtëlindjes. Biseda e Tij ishte shumë e ngrohtë dhe njerzit patën fatin të ndjekin dhe të mësojnë më shumë për këtë festë kristiane . Ai shprehu dëshiren se në një të ardhme mund të jetë edhe direkt në mikrofonin e kësaj radioje ,sepse kishte shumë dëshirë të vizitojë vendet Skandinave ,se nuk kish patur rastin të jetë në këtë pjesë të globit .
Me marrjen e këtij mesazhi për festën e Krishtëlindjes nga Dom Gjergj Meta u mbyll edhe kjo mbrëmje dhe ky emision kaq i bukur ,për të vazhduar me emisionet e tjera ne radhë,ku nje vend i rëndësishëm ju kushtua Mikut dhe kolegut e shokut tonë Latit ,me rastin e dy vjetorit të largimit nga jeta .
Gjatë gjithë natës moderartorit të programit të radio Projektit 21 i kanë ardhur me dhjetra e dhjetra mesazhe urimi nga shumë dëgjues me rastin e festës së Krishtëlindjeve ,për besimtarët e besimit të krishterë.
Urojmë që kështu shqiptarët të jenë gjithmonë brez pas – brezi që të mos ketë asnjëherë përcarje edhe pse armiqtë tonë shekullore mundohen të ndjellin sherr,por me zgjuarsinë e mencurinë e popullit tonë nuk do ti a arrijnë kurrë të prishin harmoninë fetare midis besimeve në tokat shqiptare .

Luigj Shkodrani
Danimarke



Leave a Reply