Përbërësit për kulaçin:
1 kg miell
ujë të vakët
pak ajkë kosi
1 lugë kafe sodë (jo plot)
Për lëngun:
Dy qepë mesatare1 pulë me gjithë të brendshmet
Nenexhik
Kripë, piper
Vaj
Përgatitja:
Zëmë brumin me miell, ujë, ajke kosi, sodë dhe kripë. E punojmë mirë me duar deri sa të dalë një brumë as i fortë as shumë i butë. E vendosim në nje tavë të lyer me vaj dhe të pudrosur me miell. E pjekim në furre në 180-200 grade për 30 minuta. Ndërsa lëmë kulaçin të kullojë, vendosim pulën për të zjerë me pak ujë, kripë dhe pak vaj (e ndihmon të rrijë më butë). Të brendshmet e pulës lërini mënjanë që t’I përdorni në lëngun e kulaçit. Në një tigan, skuqim pak qepën me të brendshmet dhe ia shtojmë lëngut të pulës. E lëmë të ziejë ndërsa merremi me përsheshjen e kulaçit. Pasi të kemi përfunduar, shtojmë nenexhik (mendër). Lëngun, pasi është ftohur pak, ia shtojmë përsheshit duke u kujdesur që të laget i gjithi. E mbulojmë me kapak për disa minuta dhe e shërbejmë të ftohtë.
living.al


Leave a Reply