Në emër të vlerave njerëzore, ne, Unioni Studentor Shqiptar me këtë komunikatë u drejtohemi të gjithë studentëve dhe të gjithë qytetarëve humanist që masovikisht të përkrahin protestat e ditës së premte në Tetovë kundër ndotjes së qëllimshme të ajrit dhe rrjedhimisht helmimit të banorëve të Tetovës dhe rethinës si pasojë e vazhdimit të funksionimit të Jugohromit.
Pushteti ku jetojmë është çoroditur dhe në vend që në plan të pare ata të vënë sigurinë dhe shëndetin e qytetarit, ata këtë as që e vënë në rend ditë, posaqërisht nga shkaku se bëhet fjalë për qytetarë me shumicë shqiptarë dhe se kujdesi ndaj shëndetit të tyre nga ky pushtet është nën çdo nivel njerëzor.
Andaj, nëse jeni për kujdesin e shëndetit të qytetarëve në përgjithësi e të shqiptarëve në veçanti;
Nëse jeni për një të ardhme më të mire të banorëve të Tetovës;
Nëse jeni për vlera të mirëfillta bashkëkohor;
-Ejani të premtën, në ora 13.00 në sheshin “Iliria” që sëbashku të ngrejmë zërin kundër këtij pushteti antinjerëzor dhe antishqiptar, që me zërin tone studentor dhe popullor t’I detyrojmë ata që të fikin këtë helmues shumëvjeçar- Jugohrom. (INA)


Leave a Reply