Vilma Kaloshi është vajza e madhe e Bujar Kaloshit, i shpallur “Pishtar i Demokracisë” dhe “Nder i Kombit”. Në një intervistë në televizionin UTV në emisionin e gazetarit Alen Xhelili, Vilma u shpreh e zhgënjyer për harresën e politikës ndaj emrit të babait të saj në ceremoninë e 25 vjetorit të Demokracisë.
“U ndjeva shumë keq. Unë personalisht dhe sigurisht dhe familja ime. U ndjeva shumë keq dhe të them të vërtetën dhe unë kam bindjen se ato që mësova nga im atë PD përfaqëson idealin e familjes sime, familjes Kaloshi dhe të tjera familjeve që u flijuan për shtetin shqiptar.
Kaloshi tha se Partia Demokratike i detyrohet shumë , jo vetëm familjes së saj por edhe njerëzve të tjerë. Ajo shpjegoi se mos marrja e ftesës për 25 vjetorin e demokracisë nuk është një lapsus i Partisë Demokratike por neglizhencë.
Unë nuk mendoj se është lapsus. Eshtë neglizhim i Partisë Demokratike, asgjë më shumë asgjë më pak. Mendoj se ishte keq mënyra e organizimit të këtij përvjetori. Ne jo vetëm që nuk kishim ftesë në 25 vjetor…unë isha present…unë do të jem present në PD sepse përfaqëson idealin tim dhe të kësaj partie. Babai im dha jetën për këtë ideal. “Por në 25 vjetorin e festimeve, familja ime nuk mori asnjë ftesë dhe emri I tij nuk u përmend, pavarësisht se u vra në krye të detyrës. Ndjej keqardhje, sepse prisja që gjatë viteve të qeverisjes së PD, qeveria, shteti, të gjente fajtorët e vrasjes së babait tim, sepse ajo ishte një vrasje politike. Kjo nuk u bë. Ndërkohë që, që kur isha fëmijë, Sali Berisha në familjen tonë shihej si simbol I demokracisë. Babai thoshte shpesh se do të jepte dhe jetën për Sali Berishën, ashtu sikurse e ekzekutuan në krye të detyrës” thotë Vilma Kaloshi.
Më tej, Kaloshi rrëfehu ngjarjen e dhimbshme të vitit 1966, kur babai i saj doli nga shtëpia për të shkuar në punë, në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, dhe u kthye i vdekur.
“Në 26 korrik 1996, në orën 7.30 babai im po bëhej gati për në punë…Për mua është e vështirë dhe flas për herë të parë për këtë gjë. Ajo ditë mbetet e freskët për mua. Në orën 7.30 teksa nisej për në punë, ai vjen i vrarë nga një bandë kriminale. Vritet në krye të detyrës, dhe për shkak të detyrës që kishte si drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Im atë besonte te shteti i të drejtës, te ligji. E kam bindje timen se është vrasje politike sepse u vra në krye të detyrës” thotë zonja Kaloshi.


Leave a Reply