Kujtesa popullore me shekuj ka trasheguar e ruajtur ne zemren e tij nje respekt deri ne shenjterim per Malin e Tomorit. Po ashtu ketij Mali – Perendi i kane bere hymne e nderime edhe rilindasit tone te mire duke e cilesuar si “Baba”, “Froni i Perendise”, “Tomorri i Zotit”etj. Ndersa Cajupi shtyhet edhe me andej, ai thote:
“Baba Tomorr, kish’ e Shqiperise
Mal i larte, fron i perendise
Tek ty vinin njerezit qe moti
Per te mesuar se ç’urdheron Zoti”
Ana tjeter eshte se mbi kete mal gjendet Tyrbeia Bektashiane si vendi i kultit shenjt, kur besohet se bektashinjte ishin njerezit me te shetitur ne bote dhe sigurisht me te dijeshmit.
Keto zera qe vijne nga thellesite e shekujve deri ne ditet tona bene qe ky mal te lundroje midis legjendes e realitetit, midis enigmes e te besueshmes dhe per çudi mendimi i shkences fatkeqesisht ka munguar, bile ka pase nje senc kundershtimi si nga historianet tone dhe te huaj.
Vitet e fundit jane rrite interesat per holumtimet e te thenat e filozofeve te vjeter, per te cilet po punojne shume histori – dashes dhe atdhe – dashes duke germuar ne arshiva tonat e te huaja dhe duke na sjelle materiale interesante per te hedhur drite nga legjenda ne nje realitet te prekshem. I tille eshte nje artikull i botuar ne “Tetova sot” me titull “Zbulohet nje skulpture ne malin e Tomorrit” nga Mr.sc.Besim Dervishi , qe vertete na mbush me besim se ky mal permbane thesare te panjohura dhe legjendat nuk jane thjeshte gojedhena primitive, por nje realitet i besueshem.
Gjate leximit te “Iliades” ndeshim ne nje dialog kur Akili merr kupen qe vetem ai pinte vere dhe me sy drejtuar nga qielli i drejton nje lutje Zeusit: “Mbret i pellazgeve dhe i dodoneve , o Zeus, ti qe nga larg sundon edhe Dodonen dimerkeqe (me akuj dimri), ku rrojne priftrinjte Selas…” (Iliada, Gjon Shllaku, 1979, kreu XVI, 290 – 295, fq 285)
Homeri perdore fjelen “dimerkeqe”, ku kjo fjale i takon vetem Tomorit tone me fusha pjellore, vend dhensh e bageti te shumta. Deri tani litari eshte terhequr nga i forti, pra greket, te cilet sipas zbulimit te bere me 1878 nga nje historian e percakton Dodonen ne Janine, pra Orakulli eshte grek, kur te gjitha rethanat qe pershkruajne filozofet e lashte nuk perputhen me zonen e Janines; Hesiodi dhe Straboni permendin qytetin Sella e Sellopise si vend i tempullit te Dodones , ku studiusi Perikli Ikonomi eshte i mendimit se qyteti qe permendet eshte Sulova e Tomorrit dhe Sellopia eshte fusha e Myzaqese, ndersa lumi i Devollit permbane emrin e Zotit Deuv = Deos = Zot. Pra Lumi i Zotit. Thuhet nga historianet se FAT THENESIT e Dodones kishin emrat Tomure dhe Tomuros , qe perseri sipas P.Ikonomit Tomure = eshte fjala shqipe “te miret”.
Le ti hedhim nje sy toponimeve qe rrethojne Malin e Tomorrit, megjithese shumica u takojne emertimeve sllave, perseri kane mbetur edhe emrat vendas. Ne veri pak si ne perendim gjendet Tunja dhe kalaja e Tunjes ( qe per mendimin tim eshte nje perendi shume e lashte dhe i takon Venerandes (Aferdites). Ne pjesen v/lindore eshte Shen Meriza dhe Gramshi (Grama = shkrim), ne lindje Gjerbesi = ?, qafa e Kulmakut 1800 m , Burimi i Kulçedres qe shtjerr e vjen papritur. Ne faqen jugore mbi fshatin Bargullas eshte Qafa e Dhodhonit, qe po ti heqim germat “h” del Qafa e Dodonit bashke me pllakat e Dodonit. Ne maje te malit eshte Cuka e Peljas ( pelijas), peleas do te thote plaka, pra Cuka e tre plakave qe parashikonin fatin dhe mbi te gjitha terheq vemendjen Mrakulla, fshat qe mund te afrohet me fjalen qe po kerkojme ne “MBI – ORAKULL”?
Deri tani jane hipoteza te perziera me te verteta e te paverteta, por zbulimi i vone i skulpturave ne kete zone na jep te drejten te shtrojme tezen tone se Orakulli i Dodones gjendet ne Malin e Tomorrit mbi Berat ne lartesine 2416 m, gje qe shkenca se shpejti do te jape rezultatet e saja.


Leave a Reply