Maqedonisë në NATO dhe BE, varet nga vetë ju. Pa zgjidhjen e problemeve të brendshme politike dhe etnike, harrojeni integrimin në strukturat euro-atlantike. Kështu u shpreh kryetari i parlamentit të Republikës së Çekisë Jan Hamaçek në Shkup para deputetëve të kuvendit republikan.
“Nuk kam ardhur për tiu këshilluar. Maqedonia është vendi juaj, dhe ju mbani përgjegjësi për të. E dini po aq mirë sa edhe unë, që përplasjet e brendshme politike dhe sidomos ajo që duket si mosmarrëveshje ndëretnike, vetëm se e zgjasin rrugën tuaj për në Evropë. Ju e dini se anëtarësimin në BE varet nga ju, edhe pse ka disa faktorë ndaj të cilëve nuk mund të ndikoni”, tha Jan Hamaçek, kryetar i Parlamentit të Çekisë.
Hamaçek gjatë takimit me kreun e kuvendit Trajko Veljanoski ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të posaçëm krizën e refugjatëve, duke theksuar se Çekia në mënyrë simbolike do ta ndihmojë Maqedoninë të përballet me këtë dukuri. Derisa Veljanoski u shpreh se Maqedonia duhet të mbrohet nga pasojat e kësaj vale refugjatësh, duke theksuar kështu mbrojtjen nga terrorizmi.
“Republika e Maqedonisë po investon mjete materiale si dhe resurse njerëzore për të siguruar tretman humanitar të refugjatëve, gjithnjë duke respektuar standardet dhe parimet ndërkombëtare. Këtu duhet të theksoj se edhe ne e kemi për obligim që të mbrohemi nga ato pasoja negative të cilat vijnë nga ky lum i refugjatëve, e ajo në radhë të parë është terrorizmi”, theksoi Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit të RM-së.
Hamaçek ka realizuar takim edhe me kreun e opozitës Zoran Zaev, ku gjithashtu është diskutuar rreth zhvillimeve politike në vend.Lajm
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply