Pak ditë më parë miqtë dhe familjarët e të ndjerit, biznesmenit Remzi Hoxha, në 20 vjetorin e zhdukjes së tij të mistershme, marshuan në shenjë proteste të moszbardhjes ende të ngjarjes makabre dhe të mos gjetjes së eshtrave të njeriut të tyre. Sot Berisha hodhi ca shashka te tjera per te krijuar nje tjeter tymnaje…
Megjithëse tani më, pothuajse është e qartë e gjithë kronologjia e kësaj ngjarjeje me prapavijë të pastër politike, megjithëse dihen se kush janë urdhëruesit dhe e përfituesit nga zhdukja e tij, kush janë “strategët” e arrestimit, kush janë ekzekutorët dhe eliminuesit e gjurmëve të vrasjes, gjykata shqiptare është mjaftuar vetëm me një denim 15 vjet “në mungesë” të njërit prej tyre. Dhe çfarë është më e bukura përsoni i dënuar nuk është ekstraduar dhe nuk ka asnjë tentativë për ektradim, ndërkohë që në Shqipëri po ekstradohen përditë të dënuar deri edhe për vepra penale krejt të thjeshta.
Disa vite më parë avokati i familjes Hoxha, Tomë Gashi, do të deklaronte në gjyq:
“Në vitin 1995, Zheljko Raznjatovic, i njohur si Arkani ka ardhur në Shqipëri dhe dyshohet se është filmuar nga Remzi Hoxha teksa takohej me ish-shefin e Shërbimit Informativ Shqiptar, Bashkim Gazideden në Shkodër”.
Avokati Tomë Gashi, ka pohuar se “Remzi Hoxha e kishte zotëruar materialin filmik dhe për shkak se ishte rrëmbyer e keqtrajtuar dhe si pasojë e dhunës kishte vdekur.”
Megjithë këtë deklaratë të qartë, e thënë qartë e pa asnjë ekuivok, Prokuroria nuk iu referua asnjëherë këtij pohimi për të nisë një hetim të specializuar për këtë të dhënë.
Vrasja e Remzi Hoxhës, ashtu si të gjitha vrasjet e tjera me prapavijë politike, po ti lesh në duar të drejtësisë, nuk zbardhen asnjëherë. Drejtësia ka nevojë për një indicie politike, për një vullnet politik që ta zbardhi këtë ngjarje. Kështu ka ndodhur me të gjitha precedentët e ngjashën në botë.
Unë i kuptoj përpjektjet titanike të Berishës për të larguar vëmendjen nga krimet që i ka shkaktuar këtij vendi, por nuk arrij të kuptoj, heshtjen e socialistëve dhe mungesën e vullnetit nga ana e tyre për t’i zbardhur këto krime.
Unë nuk dua të besoj që mes palëve ka një kompromis për të heshtur për gjërat e mëdha dhe për tu marrë me cikërrima, por nuk mund të mos kujtoj se një ditë e vërteta do të dalë dhe se në mos një përgjegjësi penale, përgjegjësia morale që keni kundrejt votuesve do të përkthehet në votë. Rasti grek është një shembull që tregon shumë… Mos harroni që sot Partia më e madhe greke Pasok, ka vetëm 6.7% të votave…
Arkani në Shkodër me Gazideden
Deklaratë e fortë e Ministrit të Rendit Luan Rama: Krimineli më i madh i shqiptarëve dhe i të gjithë Ballkanit, është pritur në Shqipëri nga ish shefi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede. Vizita enigmatike në qytetin verior, e komandantit të trupave të tmerrshme paramilitare “Tigrat” në kulmin e luftës në Bosnje. Në atë kohë Tirana zyrtare akuzohej për thyerje të embragos me anë të trafikut të karburanteve drejt Serbisë dhe Malit të Zi
“Zheljko Raznjatovic i njohur me pseudonimin Arkani, ka ardhur në Shqiperi në kulmin e luftës në ish Jugosllavi dhe është takuar me Shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Bashkim Gazidede”.
Akuza bombë, është pohuar publikisht nga ministri i Rendit Luan Rama, gjatë emisionit “SHQIP” në “Top Channel”, cili duke analizuar zhvillimet e fundit për hetimin e veprimtarisë së SHISH, ka kërkuar shtrirjen në kohë dhe hapesirë të veprimtarisë së këtij shërbimi gjatë gjithë këtyre 10-12 viteve te fundit. Një akuzë e fortë, për ish shefin e sherbimeve sekrete gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike, në ditën kur Komisioni Parlamentar “Ngjela” deklaroi se përfundoi hetimin e punës dhe veprimtarisë së SHISH, gjatë 5 vjetëve të qeverisjes së Partisë Socialiste. I përfolur prej disa kohësh ne disa qarqe, lajmi është bërë publik për herë të parë pas 7 vjetësh, nga një prej ministrave më të rëndësishëm të qeverisë Nano.Krahu i djathtë i Sllobodan Milloshevicit është ulur këmbëkryq me autoritetet shqiptare në Shkodër, por edhe në Hotel “Dajti”, edhe në Sarandë.
Shefi i rendit, madje ka këmbëngulur disa here për faktin që lidhet me Arkanin, i njohur si një nga kriminelët më të mëdhenj serb kundër shqiptarëve dhe popujve të tjerë të ish Jugosllavisë, gjatë luftrave të dekadës së kaluar.
“Deklaroj me pergjegjësi të plotë zyrtare dhe qytetare, se Arkani ka qenë në Shqipëri”- tha ministri i Rendit, Luan Rama. Burimet e gazetës “Korrierit” prane zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar, saktësuan edhe detaje të tjera intriguese, rreth takimeve në Shqipëri të kryekriminelit të shqiptarëve. Burimet që nuk pranuan të identifikoheshin, saktesuan se bëhet fjalë që kjo vizite është realizuar në vitin 1995 dhe se mendohet që takimi është zhvilluar në qytetin e Shkodrës. Një fakt i tillë është përfolur gjërësisht në këtë periudhë në kryeqendrën e veriut të Shqipërise, por askush nuk dinte të thonte se vertet ai qe kishte vizituar qytetin e tyre në kulmin e lulëzimit të kontrabandës së naftës drejt Malit të Zi, ishte pikërisht ai: Zheljko Raznjatoviç. E aq më pak,- megjithë thashethemet që qarkulluan në të,- dikush mund të ishte në gjendje të saktësonte se me kë ishte takuar bujtësi famëkeq i qytetit të tyre. Por, tani pas kaq vitesh, mjergulla është shpërndarë papritur, kur një nga zyrtarët më të lartë te shtetit e ka pranuar këtë fakt. Madje ministri Rama, la të kuptohej se ishte në dijeni të plotë të të gjitha provave, fakteve dhe dëshmive të njerezve që kanë përgatitur, parë dhe asistuar në këtë ngjarje. Që do të thotë, se ai është në dijeni të informacioneve të rezervuara,- për shkak të detyrës,- në lidhje me këtë fakt. Prej shumë kohësh, kishte zëra që e lidhnin këtë takim me qendrimin e Arkanit edhe në ambjentet e Hotel “Dajti” ne qendër të Tiranës, ndërsa disa të tjerë, kanë përfolur një vizitë të mundshme në një ambjent pranë kryeqytetit.
Megjithatë ajo që vertetohet tashmë zyrtarisht është fakti se Arkani ka qenë në Shqipëri dhe është pritur në një takim të veçantë nga shefi i shërbimit sekret Bashkim Gazidede. Ministri Rama tha se ndërkohë që për SHISH dhe ish shefin e tij Fatos Klosi ka tashmë një hetim, për SHIK dhe Gazideden nuk ka asnjë veprim hetimor të organeve kopetente që do te hidhnin dritë mbi faktin nëse janë ruajtur siç duhet interesat dhe sigurimi kombëtar, sipas detyrave kushtetuese që duhet të përmbushi shërbimi sekret shqiptar.
Nuk dihet me saktësi data e ardhjes së Arkanit në vitin 1995 në Shqipëri, por ajo që dihet tashmë është fakti se në nëntor të atij viti u firmos në SHBA, Marrëveshja e Dejtonit për Paqen në ish Jugosllavi që i dha fund luftës në Bosnje. Duke i dhënë fund, edhe trafikut të karburanteve drejt Serbisë dhe Malit të Zi, për të cilën jo rrallëhere qeveria e asaj kohe u akuzua e bashkë me të edhe firma ekonomike “Shqiponja” e PD-së.
Pasaporta e një supekrimineli
Me emrin e Arkanit janë te lidhur të gjithë formacionet paramilitare gjatë 10 viteve të luftrave në ish Jugosllavi. Gjatë luftës së Bosnjes, formacionet paramilitare “Shqiponjat e Bardha”, që drejtoheshin nga Zheljko Raznjatovic (Arkani) u organizuan nën një armatë të re private që u emërtuan Rojet Vullnetare Serbe “Tigrat”. Njerëzit e Arkanit ishin vetë pjesetarë të Ministrisë së Punëve te Brëndhme. Keshtu, policia e Krajnes stervitej në Lindje të Sllavonise, ku ishte pikërisht kampi i stërvitjes së Arkanit. Ai organizoi në të njëjtën mënyrë trupat paraushtarake në Kroaci dhe pastaj edhe në Bosnje.
Arkani akuzohet si autori i masakres në Sllavonine Lindore në vitin 1991. Në këtë represion u vranë 1400 muslimane. Ai e kishte kampin në Erdut, ku deri në vitin 1996, sipas Komitetit të Helsnkit, kaluan rreth 20.000 refugjatë. Ajo që e bënte më të tmerrshëm figurën e tij ishte grumbullimi rreth vetes i elementit më të inkrimuar në Jugosllavi. Ai afroi disa nga emrat më të frikshëm të botës jugosllave të krimit si Aleksandar Knezeviç, Bojan Banoviç, Bane Grebenareviç, Zoran Dimitrov-Zuca dhe Nebojsa Djordjeviç. Këta ishin të skeduar nga organet e specializuara, si kriminelë të pashpirt. Paradoksi ishte se në vitin 1996, Arkani nuk figuronte në listën e 75 kriminelëve më të njohur nga Gjykata e Hages për Krimet në ish Jugosllavi. Vetëm në vitin 1997, një ekspert i Kombeve të Bashkuara e tregoi me gisht në një emison direkt te CNN, duke deklaruar: Ky është superkrimineli. Që atëherë, Interpoli e konfirmoi atë si një nga kriminelet më të rrezikshmit dhe më të kërkuarit të Jugosllavise. Por, ai ishte i njohur dhe për shumë polici të tjera nëpër Botë. Në maj të vitit 1998 u rizgjodh Kryetar i partisë së Unitetit Serb, pas një votimi unanim të Asamblese së saj. Ai ishte shumë i pasur në Serbi sepse zotëronte Hotel “Jugosllavia” dhe dy kompani, një radiostacion përveç se edhe nje klub futbolli. Për të mendohet se ka qenë edhe në Kosove, në Drenice, gjatë kohës që doli në skenë faktori UCK. Megjithatë burime të partisë së tij e kanë hedhur gjithmone poshtë. Ne 15 janar te vitit 2000, vrases-profesionistë e eliminuan figurën me të tmerrshme të luftrave të Jugosllavise, pas Milloshevicit, në hollin e një hoteli të Beogradit. Mbi trupin e tij u gjendën 38 gezhoja ndërsa plumbat e kishin përshkuar ngado që nga sytë, kokën dhe fytyrën. Ai ka qenë i martuar me Cecën, një nga kengëtaret më të famshme dhe më të bukura të Jugosllavise.
http://pamfleti.com


Leave a Reply