Ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitousi, në një deklaratë për mediet, tha se vendi i tij është në luftë me ISIS. Disa persona të pabesë vranë dhe sulmuan njerëz dje në darkë. Vajtojmë sot 128 viktima dhe kemi frikë se bilanci do të shtohet edhe më tej. Jemi të tronditur se njerëzit tanë nuk bënin asgjë të keqe, thjesht donin të jetonin. Gjithashtu barbarët vranë edhe pranë stadiumit të Francës. Është qartë se ISIS i ka deklaruar luftë Francës. Vendi ynë ka kaluar kriza të shumta, por armiqtë e Francës janë të zhdukur, ata u asgjësuan dhe Franca është në këmbë.
Kur sulmohemi, nuk mposhtemi. Franca nuk ka pasur asnjë herë frikë. Presidenti Francois Holland e deklaroi se Franca do jetë e pamëshirshme për kriminelët, mbështetësit dhe ndjekësit e tyre.
Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për autoritet shqiptare, për mesazhet e tyre të mbështetjes. Kur Franca sulmohet, i njeh miqtë e vërtetë dhe shqiptarët janë miqtë më të shenjtë që ka Franca. Të hënën në orën 18:00, në Sheshin “Skënderbëj” unë dhe ambasadori i Gjermanisë, do të mbajmë një minutë heshtje”, tha diplomati francez.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply