Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, i cili po qëndron për një vizitë në qytetin e Strugës, gjatë shëtitjes së tij në rrugët përmes qytetit ka hasur disa elemente të cilat i ka shikuar me një vëmendje të veçantë.E veçanta e vizitës së Gruevskit në Strugë sot ishte se ai u ndal para burrit me plis në kokë dhe me çifteli me shqiponjë, i cili me zë të lartë këndonte këngën: “O malet e Shqipërisë”.
Gjithashtu gjatë parakalimit në shëtitoren Korzo, Gruevski vërejti flamurin shqiptar i cili është vendosur aty nga një shitës i disqeve muzikore.
Një element tjetër interesant që nuk kaloi pa u vërejtur nga Nikola Gruevski ishte panoja reklamuese e vendosur këto ditë nga kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, i cili kërkon respekt nga MSP-ja për gjuhën shqipe.
Vizita e Gruevskit sot në Strugë lidhet me përurimin e disa investimeve që qeveria e Maqedonisë ka realizuar në këtë rajon ku theksohen, restaurimeve në shkollën e mesme “Ibrahim Temo” dhe fushës së sportit në Oktis. Gruevski sot vizitoi edhe komunën e Vevçanit. /Drini/
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply