
Dëshmitari në gjyqin kundër të akuzuarve për rekrutimin e luftëtarëve për ISIS, AgimNdregjoni, ka thënë se, komunikon shpeshherë në Skype me mbesën dhe nipin e tij të mitur, 7 dhe 9 vjeç. Fëmijët e motrës së tij mendohet të jenë në Siri, por kur i pyet se përse nuk kthehen, atëherë fëmijët i përgjigjen se këtë e kanë të ndaluar.
“Me fëmijët kemi komunikuar me Skype. Mund të lidhemi me ta një herë në muaj, ose një herë në dy muaj, përmes nënës së Shkëlzenit. Ajo nuk ndihet mirë kur e pyesim se ku janë. Fëmijët thonë: ‘Nuk e dimë se ku jemi’. Kur i pyes pse nuk kthehen, Medi Dumani thotë se ‘nuk na lejon ISIS’. Këtë më ka thënë edhe mbesa, që pa mbushur moshën madhore nuk i lejojnë të kthehen. Fëmijët duken mirë, jo të shpërqendruar, apo ndonjë sjellje tjetër të çuditshme”, ka rrëfyer dëshmitari.
Ndregjoni ishte thirrur si dëshmitar i Prokurorisë në procesin gjyqësor në ngarkim të nëntë të akuzuarve për terrorizëm dhe rekrutim e dërgim në Siri të besimtarëve myslimanë. Ai shpjegoi se si dy vjet më parë, bashkëshorti i motrës së tij, Shkëlzen Dumani, u largua nga Shqipëria duke marrë me vete edhe dy fëmijët e mitur, pa dijeninë e së ëmës. Ai mendohet të jetë vrarë gjatë luftimeve në Siri.
Nga ana tjetër, të pandehurit pretenduan se prokuroria nuk ka asnjë provë konkrete për akuzat e ngritura ndaj tyre. “Keni vetëm përralla. Ju po na luftoni vetëm për fenë tonë”, tha i pandehuri Gerti Pashja.
http://gazetanewborn.net


Leave a Reply