
Humanizmi është në shpirt. Mirësia është vepër e cila bëhet nga njerëzit e mirë. Një punë e palodhur dhe gjithmon në shëbim të komunitetit.
Kështu vepron gjithmon Cati i Dobroshtit ”Antari i Nderit i Alba-Dansk”.
Vendlindja është e dashur gjithmon. Por ajo ka dhe hallet dhe problemet e saj. Për këtë Cati është i lidhur me z. Enver Elmazin banues në Fshatin Dobrosht njëkosisht Drejtor juridik i korporatës Elektroenegjitike të Maqedonisë dhe kryetar i këshillit të xhamisë.

Problemet dhe hallet janë të shumta por dhe përkushtimi i këtyre patriotve të vërtet nuk ka të ndaluar .Si gjthmon Cati i gatshm për të bërë më të mirën . Dhe Enveri për të evidentuar cdo hallë dhe problem të banorve të fshatit .Kuptohet që aty ku ka mundësi dhe shpirtmirësi zgjidhjet gjendën.
Cati ka njohje dhe një jetë që punon ne Danimarkë me komunitetin këtu dhe njohja më shumë institucione Daneze. Por dhe bashkpunimi me firmën e trasportit Besa Trans ja bën më të lehtë punen e tijë. Pasi Enveri ka evidentuar problemin dhe nevojen e familjes Cati gjithmon i gatshem për të siguruar ndihmat.


Edhe këto ditë ka siguruar dhe do të nisin në vendlindje dy karroca per invalidët ,të cilat do të përdoren një në fshatin Dobrosht dhe tjetër ne fshtin Nerasht. Si dhe disa krëvate për të sëmurët , që të përdoren në familjet e tyre pasi ka njerëz që ju nevoiten. Ndihmat e tjera vazhdojnë dhe kjo bëhet gjithmon në bashkpunim me firmën e transportit Besa- Transit.
Një falenderim i vecantë nga na jone për këta patriot të heshtur që nuk flasin asnjëherë për këtë punë të madhe që bëjnë në shërbim të komunitetit në vendëlindje. Dhe një falenderim për firmën e transportit Besa – Trans, që është gjithmon e gatshme për të kontribuar kur është fjala për punë të tilla.

Ne do të ndjekim dhe në vazhdim cdo punë të ”vogël” që këta patriot bëjnë . Dhe do të vlersojmë cdo gjë të mirë që kompania Besa – Trans, bënë për të ndimuar këta patriot të heshtur e pa fjalë dhe me punë dhe vepra konkrete. Për këta ka sot nevojë vendlindja . Për punë konkrete dhe për të ndihmuar njerzit në nevojë .
Ju meritoni falenderimin tonë por dhe të gjithë komuniteti për punë që bëni. Ju do të vazhdoni punën tuaj, por dhe ne do të jemi gjithmon pranë jush që cdo gjë të mirë që ju bëni për komuniteti do të jetë prezent tek në Alba – Dansk .
Sektori i shtypit
Alba-Dansk


Leave a Reply