Një çift në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ishin dashuruar në një faqe online, zbuluan një vit pasi ishin lidhur se kanë qenë shokë klase në 8-vjeçare.
Justin Pounders 33 vjeç dhe Amy Giberson 33 vjeç, pasi përfunduan 8-vjeçaren, të dy shkuan në gjimnaze të ndryshme. Gjatë kësaj kohe ata kishin një romancë në heshtje dhe më pas shkuan në qytete të ndryshme për të ndjekur Universitetin.
Pas disa vitesh, Justin dhe Amy u rikthyen në qytetin e tyre të lindjes dhe të dy u njohën online e më pas ranë në dashuri. Ishte vetëm çështje kohe që të kuptonin se dikur ishin miq dhe për më tepër kishin ndjenja ndaj njëri-tjetrit që kur ishin adoleshentë.
http://www.albnews.al/


Leave a Reply