Mosmarrëveshjet në çift lindin për arsye nga më të ndryshmet, ato janë të pafundme.Gjithsesi, studiuesit japin këshillat e mëposhtme: Si t’i diskutojmë problemet Kur diskutoni për konfliktin, dëgjojeni partnerin kur flet, që t’i jepni mundësi vetes të përgjigjeni. Filloni me nga pesë minuta secili. Mbajeni këtë radhë për aq kohë sa e keni të nevojshme. Mos e ndërprisni njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos këputet filli i mendimeve. Prisni radhën tuaj.Përpiquni të kuptoni se çfarë mendon e çfarë ndjesish ka partneri dhe pse këto gjëra janë aq të rëndësishme për të. Mos i përçmoni, as t’i kundërshtoni mendimet e tij. Mos i shpërfillni ndjenjat që shpreh partneri. Personi që keni përkrah është i veçantë, por ai s’do ta shohë botën sipas këndvështrimit tuaj. Nuk duhet ta kundërshtoni partnerin. E rëndësishme është që të gjeni një zgjidhje, të bëni një kompromis që të jetë në të mirën e të dyve. Në kërkim të zgjidhjes Çdo njeri është i veçantë në llojin e tij. Të gjithë e shohim botën ndryshe. Një nga gabimet që bëhet në çift është pikërisht ky: përpiqemi ta bindim tjetrin t’i shohë gjërat ashtu si duam ne. Konflikti mund të zgjidhet, nëse i trajtojmë idetë dhe ndjenjat e partnerit me respekt, duke lënë mënjanë përçmimin ose kundërshtinë. Nuk duhet të nxjerrim në pah gabimet e palës tjetër, por të gjejmë pikat për të cilat biem dakord. Në këtë mënyrë, të dy do të bëjnë përpjekjet e tyre që marrëdhënia të funksionojë.
living.al
Leave a Reply