Ne kujtim te mikut tim te ndjere Valter Lazeri. Ai jetoj se jeton vepra e tij,jeton korrespodenca e bollshme qe na ka percjell …
ME TY
Në darkat e lodhura të kësaj jete,
në mesnatë kur ëndrrat më zgjojnë,
në çastin kur dua të vras vehten,
me ty,
o uragan dashurie,
me ty,
o dashuri e pazot!
Me ty,
që të pashë të parën herë
e s’të harroj dot!
DJALLI VJEN I BUKUR
Mos më hidhni aty ku plehrat hidhen!
Mos më leni aty ku lini ndyrësitë!
Djalli vjen i bukur, i bukur…
Ju mahnit.
Mos më merrni peng të ligësisë!
Mos ngatërroni ndershmërinë!
Djalli vjen i bukur, i bukur…
Ju çudit.
Më e keqja është te jeta juaj,
se si nga djallëzia të shpëtoj.
Djalli vjen i bukur, i bukur,
duhet gjithë djallëzi të jetoj.
Mos më hidh aty ku plehrat hidhen,
ku djajtë festojnë!
Hidh “gabimin ” dhe jetën time,
ku engjëjt vallzojnë!
valter lazeri-usa



Leave a Reply