Çifti i të fejuarve Costantino De Rosa dhe Afërdita Brahimaj janë zhdukur nga Roma së bashku, pak pasi ishin njohur dhe dashuruar në rrjetin social Facebook.
Një histori dashurie mes vajzës së mitur shqiptare dhe të dashurit të saj italian, 18-vjeçarit që njëkohësisht është një paraplegjik që lëviz me anë të një karrigeje me rrota.
Të rinjtë kishin lënë takim në qendër të Romës dhe pasi janë takuar në prani të babait të djalit invalid, kanë kërkuar pak intimitet. Por nuk janë kthyer më pas.
Hera e fundit që babai e ka parë të riun mbante një këmishë bardhe-blu dhe një palë pantallona bezhë.
Costantino De Rosa, 18 vjeç, rezulton i humbur prej orës 19:00 të mbrëmjes së diel, të 1 nëntorit.
Së bashku me të është larguar edhe e fejuara shqiptare, Afërdita 17-vjeçare, rezidente me familjen e saj në Campagnano të Romës.
Babai ka dëshmuar tek karabinierët se kishte lënë një takim me të birin tek “Piazza del Popolo”, por të dy të rinjtë nuk kanë mbërritur kurrë.
I riu italian jeton në San Cipriano d’Aversa, në Caserta dhe babai është njeriu që e ka shoqëruar deri në kryeqytet për takimin.
“Kemi bërë një xhiro së bashku dhe më tej është shoqëruar me vajzën që kishte njohur në rrjetin social Facebook, vajza nga Campagnano. Kemi shëtitur edhe me të nëpër Romë së bashku. E kishim lënë të takoheshim në një vend, por ai nuk erdhi”, tregon babai.
Një dashuri adoleshentësh, e lindur në rrjetin social. “Constantino më kërkoi nëse mund të dilte për të ngrënë i vetëm dhe unë e lejova. E lanë të takoheshim në orën 19:00 tek sheshi, por nuk erdhi dhe në telefon nuk m’u përgjigj”, i ka thënë babai karabinierëve në San Lorenzo, ku bëri denoncimin, ndërsa u ka treguar edhe fotografitë e dy të rinjve në rrjetin social.
Policia ka vënë edhe numrat e telefonit për kontakt nëse dikush i shikon dhe ata janë 330708607/3493229110./DITA
http://www.flurudha.com


Leave a Reply