Nga Gjergj Meta /
Asnjëherë nuk e kisha parë në këtë këndvështrim. Libri i Zanafillës, në kapitullin e dytë, kur flet për kijimin e njeriut e më pas edhe për kijimin e të ngjashmit të tij gruas, thotë se “Zoti Hyj i lëshoi njeriut një gjumë të rëndë. Pasi e zuri gjumi, ia nxorri një brinjë dhe vendin e saj e mbushi me mish” (Zan 2,21). Rreth kësaj ideje janë rrahur shumë opinione se pse pikërisht Bibla flet për kijimin e gruas nga brinja e burrit. Nganjëherë është folur për barazinë në dinjitet e kështu me rradhë. Janë të gjitha ide që qëndorjnë, por më bëri përshtypje ideja se brinja është pjesë e kafazit të kraharorti ku sipas Biblës gjendet pjesa më fisnike e njeriut: zemra e tij.
Ndër të gjitha krijesat që njeriut iu afruan, kafshët e pyllit e shpendët e qiellit, asnjëra prej tyre nuk mund të mbushte atë vetmi ekzistenciale të njeriut. Të gjitha ishin gjëra të mira e për ccdo ditë që Zoti kijoi diccka, Bibla na thotë: “Hyji pa se ishte e mire”. Por për njeriun u konstatua se nuk është mirë që ai të rrijë vetëm. Kështu Hyji krijoi shoqërinë e njerëzve e në raportin burrë-grua qëndron thelbi i kësaj shoqërie njerëzish, forma më e lartë e do të thoja burimore e saj, sepse ky përplotësim i ndërsjelltë i garanton shoqërisë njerëzore vazhdimësinë e saj. Aq i rëndësishëm është ky raport, kjo lidhje saqë ajo shndërron (edhe pse nuk i asgjeson) lidhjet e tjera sikurse është ajo prind-fëmijë: “Për këtë arësye njeriu do të lërë babën dhe nënë e tij e do të bashkohet me gruan e tij dhe të dy do të jenë një gjë e vetme” (Zan 2,24 ).
Por le të rikthehemi paksa te idea e gruas që vjen nga zemra e burrit. Sipas Biblës zemra është qëndra e njeriut, e ndjenjave, e dëshirave, e virtyteve, nga ku buron dashuria për Hyjin e për njerëzit. Pikërisht kjo pjesë njeriut kthehet në burim jete. Nga zemra buron jeta, nga zemra e Adamit vjen Eva, nga zemra e njeriut vjen njeriu. Kështuqë raporti burrë-grua, nuk mund të kuptohet jashtë një logjike dashurie të ndërsjelltë. Ccdo formë tjetër e marrëdhënies, që shpërfaqet me dhunë, vartësi, skllavëri, indiferenteziëm, shfrytëzim etj., janë jashtë natyrës së raportit të vërtetë dhe autentik. Këto fenomene janë një njollë në raportin e parë që njeriu ka, atë me të ngjashmin e vet e në të njëjtinë kohë me të ndryshmen nga vetja që është gruaja.
Simbolika e krijimit të gruas nga burri nuk do të thotë epërsi apo inferioritet, por ravijëzon idenë se ndërmjet burrit dhe gruas, ndryshe nga të gjitha raportet e tjera me natyrën a me kafshët, ka një trajtë ngjashmërie e po ashtu një trajtë tjetër ndryshueshmërie. Burri dhe gruaja janë në të njëtën kohë të ngjashëm (janë me natyrë njerëzore) e në të njëjtën kohë të ndryshëm (janë me gjini të ndryshme). Respekti ndaj njëri-tjetrit nuk rrjedh vetëm nga fakti i ngjashmërisë, por, dhe e sidmos, nga fakti i ndryshimi. Ta respektosh tjetrin për atë që është kthehet kështu në garant të një bashkëjetese njerëzore të qetë.
Këtu hyn në lojë drejtëpërdrejtë edhe martesa, institucioni që garanton të mirën e një burri dhe një gruaje që zgjedhin të jetojnë me njëri-tjetrin për gjithë jetën dhe po ashtu së bashku i japin vazhdimësi jetës duke u bërë kështu bashkëkrijues me Zotin nëpërmjet lindjes dhe edukimt të fëmijëve. Për Shkrimin e Shenjtë kjo lidhje është e pazgjidhshme, pikërisht sepse natyra e dashurisë është e tillë dhe njeriu është i aftë për vendime përfundimtare në jetën e tij. Në këto ditë që Kisha po kremton Sinodin mbi familjen në Kishë dhe në botën bashkohore, shpresojmë të kemi mundësinë të dallojmë pikërisht ato rrugë dhe mënyra se si gjithnjë e më shumë në shoqëritë tona të dalë në pah bukuria e jetës familjare e themeluar mbi martesën ndërmjet një burri dhe një gruaje.


Leave a Reply