Hamburg, 24 tetor 2015 – Boksieri shqiptar, Erzen Rrustemi, të shtyunën në mbrëmje e ka mposhtur në ring serbin Aleksander Todoroviq, në Hamburg të Gjermanisë.
“Erzeni edhe një herë e gëzoi Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë, me fitore kundër serbit Aleksander Todoroviq sonte, në Hamburgun e Gjermanisë. Kjo fitore u takon të gjithë atyre që e sollën lirinë në Kosovë”, thuhet në një postim në Facebook, në faqen që mban emrin e boksierit Erzen Rrustemi, raporton Koha.net.
Siç shihet në fotografitë e publikuara në medie, Erzen Rrustemi e ka shpalosur fllamurin kombëtar shqiptar, kur i është ngritur dora e fituesit.
Një ditë para meçit, Erzeni ka thënë se ishte i përgatitur dhe ka theksuar se ndjehej i lehtësuar pasi meçin e tij do ta ndiqte edhe kampioni shqiptar Nuri Seferi.
“Pranë dhe rreth meje është shoku, miku dhe kolegu im i çmuar, Nuri Seferi-Albanian Tyson, dhe tërë kampi i tij që më inkurajon edhe më tepër”, shkruante Rrustemi.
Erzen Rrustemi, boksier i peshave të rënda, është nga Zhegra e Gjilanit. Ai jeton e vepron në Burgdorf të Zvicrës. Deri më tash ai i ka zhvilluar 10 duele dhe I ka shënuar po aq fitore. Tetë prej meçeve i ka fituar nokaut, kurse dy meçe i ka fituar me pikë. (r.m.)/IllyriaPress
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply