
Dashi
Shumica e personave të kësaj shenje do të qëndrojnë shumë mirë në planin afarist dhe financiar. Në mesin e tyre ka edhe të tillë që nuk do të jenë të kënaqur me situatën aktuale, sepse konsiderojnë se gjithmonë mund të arrijnë edhe më shumë.
Demi
Dashuria është ajo që ju bën më të lumtur, ndaj kënaquni me të. Edhe pse personi juaj i dashur ka karakter krejtësisht të kundërt me tuajin, mbase pikërisht aty është magjia e lidhjes suaj të lumtur.
Binjakët
Këtë javë do të keni deshire te madhe për punë. Do t’ju hapen dyert drejt suksesit, duke pasur parasysh se keni një ide të shkëlqyer per biznesin. Ne shumicën e kërkesave tuaja do t’ju përkrahin bashkëpunëtorët.
Gaforrja
Është koha kur mund të zbuloni se kush është me ju dhe kush po jua punon pas shpine. Jeni të sigurt se nuk duhet të frikësoheni për të ardhmen tuaj, sepse ajo parashikohet e mire.
Luani
Në jetën tuaj dashurore do të kthehet një person nga e kaluara juaj. Kjo ngjarje aq sa do t’ju gëzojë edhe do t’ju frikësojë. Mund te linde deshira per të filluar gjithçka nga e para, por diçka ju pengon.
Virgjëresha
Do të hyni në një periudhë të rendesishme financiare. Shfrytëzojini çdo gjë që ju dhurojnë yjet. Në planin financiar do të jeni më të kënaqur sesa keni qenë disa muaj më parë, ndaj problemet do t’i lini pas.
Peshorja
Shumë persona do të kenë dëshirë të jenë sa më afër jush. Por, të rrallë do të jenë ata të cilët do te kene fatin që pranë vetes të kenë një person të tillë që do t’i dashurojë.
Akrepi
Nëse vëreni se dikush ju dashuron vetëm për shkak të pasurisë, beni mire ta largoni sa me shpejt nga jeta juaj. Ata të cilët janë në lidhje të gjatë dashurore, do të realizojnë dëshirat që i kanë ëndërruar prej një kohe të gjatë.
Shigjetari
Një ngjarje që ju ka ndodhur nuk do t’ju lejojë që të jeni të përqendruar. Në punë do të keni luhatje, por për këtë nuk jeni vetëm ju fajtor. Perpiquni t’I shmangeni ne maksimum mosmarreveshjeve.
Bricjapi
Do të shkëlqeni në planin emocional, ndaj të gjithë ata persona që janë afër jush do t’i bëni për vete. Te partneri do të shkaktoni një xhelozi të vogël. Nëse nuk do të jetë fjala për xhelozi, atëherë do të jetë fjala për kryeneçësi të dyanshme.
Ujori
Në planin ekonomik do të keni një bashkëpunim të shkëlqyer me bashkëpunëtorët. Ata do të jenë të kënaqur me ju, meqë jeni të gatshëm t’I ndihmoni nekohe te veshtira.
Peshqit
Për shumicën e personave të kësaj shenje dashuria është gjëja më e rëndësishme në jetën e tyre. Do të jeni në përqafim të personit të dashur. Shijojeni kete dite te bukur.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply