ME VERËN E VJETËR
Ngrehim dolli
Bujshëm
Për të gjitha të mirat
E së bekuarës dashuri
Stubëll, 18 maj 2015
NË VARGUN TIM
Më shumë se gjithçka
Ndritë
E theksohet
E lumja dashuri
Stubëll, 18 maj 2015
NE TË DY
Jemi të gatshëm
Gjithmonë
Të marshojmë
Shtigjeve të dashurisë
Stubëll, 18 maj 2015
KODI HYRËS JE TI
O mbretëresha ime
Duaje shumë
Vlerësoje
Çmoje
Qenien tënde
Po
Vërtetë
Për mua je
Kodi hyrës i jetës
Kodi hyrës i dashurisë
Kodi hyrës
Sot
E gjithmonë
Stubëll, 18 maj 2015
EDHE SOT…
Si ditëve të tjera
Edhe sot
Diçka kam harruar
Medet
…
Stubëll, 18 maj 2015
ME ZEMRËN NË PRITJE
Historia e re
Pasurohet
Duke u mbushur me dashuri
Gjithnjë e më shumë
Stubëll, 18 maj 2015
PA PROVA
Krejt kot
Duan të na demonstrojnë
Procesin e filluar andej
Medet
Stubëll, 18 maj 2015
ME ASNJË GJEST
Nuk gjejnë mundësi
As hapsirë
Të gjorët
Të na e dokumentojnë
Historinë e tyre
Stubëll, 18 maj 2015
PA FORMALITETE
E kultivojmë
Dhe e demonstrojmë
Megjithë zemër
Të lumen dashuri
Stubëll, 18 maj 2015


Leave a Reply