Kombëtarja e Shqipërisë në futboll e ka bërë historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në një eveniment të madh sportiv.Kuqezinjtë pas një kampanje shembullore arritën kualifikimin në “Euro 2016” dhe shkëlqimi i tyre në rrugën drejtë Francës ishte sonte kundër Armenisë (0-3).
Që në fillim të ndeshjes kuqezinjtë e dominuan lojën e deri në fund, kurse vendësit ishin vetëm si hije në fushën e lojës dhe rrallë herë përgjatë gjithë ndeshjes e rrezikuan Etrit Berishën.
Golat historikë për Shqipërinë i shënuan: Kamo Hovhannisyan (autogol) në minutën e 9, Berat Xhimshitit në minutën e 24 dhe Armando Sadiku në minutën e 76.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.
Leave a Reply