Patriotizmi jonë,sa i vërtetë është?!Fillova të shkruaj këtë shkrim pas ndeshjes së 8 Tetorit në Elbasan,kundër Serbisë!
Shkruan:Sajmir Ndrecaj
Miq të mirë më erdhën nga Prizreni,Prishtina e Shkodra,urime në pamundësi për të qenë prezent më çuan dhe miq nga Ulqini,Shkupi dhe mbarë Shqiptaria.
Gjendja në qytetin e Elbasanit ishte mrekulli,diçka që ndodh shumë rrallë,djem e vajza,burra e gra,pleq e fëmijë të veshur Kuq e Zi,me flamuj Kombëtarë,të ngjyrosur në fytyrë,plot buzëqeshje e jetë,emocione pozitive kishin mbushur një Komb të tërë,kudo ndodhej,syt e zemrën e kishte në Elbasan…
Atë ditë Elbasani u bë kryeqyteti Kuq e Zi,me Shqiptarë nga çdo treve,me grupe tifozësh të organizuar që duhen përgëzuar.
Ecja në rrugët e Elbasanit atë ditë nga mëngjesi nuk më lodhi aspak,jo jo,përkundrazi,më kënaqi,ecja e shikoja aq shum flamuj,aq shum buzëqeshje e dashuri,mikpritje e vëllazëri,e vet padashur,nga emocioni i fortë disa lot gëzimi më dolën prej syve,e me vete thoja “Eh moj Shqipëri,do të bëhesh,ende ke djem e vajza që s’të lën në baltë…Do të bëhesh,do të bëhesh…”
Ballkonët e mbushur me flamuj,sikur të ishte festë Nëntori,por një ballkon dallonte,ai me shkrimin “Chameria is Albania” që do të thotë “Çameria është Shqipëri”…Është si jo,ishte,është e do të jetë,por përfshirja e saj e mos lënja në harresë është diçka për tu vlerësuar,çdo tok Shqiptare vlen njëlloj,çdo tok është aq e shtrenjtë dhe e shenjtë sa edhe tjetra!
Por çfar ndodhi?!
Mbas një ndeshjeje futbolli,njëri ekip,ai kundërshtar fitoi…Meritë apo jo,atë e vendos loja në fushë,opinionistët e sportit,gjykimi i arbitrit e mbase dhe fati apo ndonjë tjetër faktor i jashtëm që për mua nuk qëndron aspak.
Pas ndeshjes i gjith ai “patriotizëm” u kthye në inat,mllef e fyerje…Të gjithë drejtonin gishtin diku,vetëm tek vetja jo…Përse vallë?!
Duhet të mësohemi të ndajmë bashkë të mirën e të keqen,humbjen e fitoren,në këtë mënyrë humbja dhe e keqja ndihen më pak dhe të mirën e fitoren e ndjejmë më shumë.Duhet të dijmë të mbështesim në momente të vështira,të qëndrojmë pranë,të japim nga vetja,të dalim në mbrojtje…Dashuria për atdhenë kërkon sakrificë e vetmohim!
Çfar do të thotë të jesh patriot?!
-Të vishesh Kuq e Zi e të këndosh këngë që mbase vargjet nuk i ndjen siç duhet,të jesh euforik,të të marrë turma duke mos kuptuar së çfar po ndodh e më pas,pas një zhgënjimi kthehesh në realitet e fillon të kërkosh fajtorë aty ku nuk ka?!
Jo more jo,patriot i mirë është ai që e mbron shtetin(jo qeverinë,pa ngatërruar politikën),patriot i mirë është ai që ndihmon shtetin,kryen detyrimet duke paguar taksat në datë dhe vlerë të caktuar,patriot i mirë është ai që bashkëpunon me shtetin,patriot i mirë është ai që ndihmon komunitetin,patriot i mirë është ai që di te çohet e të ecë përpara,por në të njëjtën kohë,mos të lërë shokët pas(në këtë rast Kombëtarja e futbollit),të hedhë vështrimin pas e të kthehet,ti zgjasë dorën e ta nxjerrë nga balta,ta ndihmojë të ngrihet e të ecin bashkë,ose të dy te mbesin aty,nuk ka rruge të mesme!
Patriot i mirë është ai që vepron,në qetësi,heshtje e në hije,por vepron…Patriot i mirë është ai që jep nga vetja edhe atëherë kur nuk ka më asgje për të dhënë…Ai që jep pa pritur diçka në këmbim,ai që jep e vetëm jep me shpirt e zemër,ai që jep pa shikuar nëse të tjerët japin apo jo…
Patriot i mirë është ai që ka besim e forcë atëherë kur gjithçka duket e humbur,atëherë kur të gjithë heqin dorë,patrioti i mirë guxon deri në fund,për një ideal,për një dashuri të pastër e të pafundme…
Morali ynë është në tokë,por mendoni për ata djem të Kombëtares,vallë ndjehen më mirë ata?! Njëri prej tyre në dhomat e ndërrimit kishte thënë “Më mirë të vdisnim në fushë sesa të humbnim këtë ndeshje”
Është e qartë që ndeshja nuk ishte vetëm futboll,pasi për ne ka ende plagë që kujtohen,plagë që rrjedhin gjak,por aq kemi kapacitetin në futboll,duhet edhe më shumë punë për të arritur më lart,ndërsa pjesën tjetër që nuk lidhet me futbollin ta ruajmë në vendin e kohën e caktuar.
Pra le të jemi patriotë të mirë,jo tifozë momenti…Të zhvillojmë shtetin tonë në çdo drejtim,të paguajmë çdo detyrim ndaj tij në mënyrë që të përfitojmë të drejtat tona,pra më parë të japim,pastaj të marrim…Të mbjellim e pasi të kujdesemi për atë që kemi mbjellur(ta ujisim e ta ushqejmë),të korrim diçka të mirë,me vlerë,që do të na shpërblejë mbjelljen por edhe pritjen para korrjes!
Të kujdesemi për njëri-tjetrin,për çdo bashkëKombas,për shtetin tonë,pastërtinë dhe gjelbërimin e vendit,zhvillimin e dijes,përhapjen e kulturës,mbrojtjen e historisë sonë dhe përçimin e traditave tona tek brezat që vijnë.
Vendin e bëjnë njerëzit thotë populli ynë i mençur,atëherë vendin tonë duhet ta bëjmë ne,Shqiptarët,duke studiuar e punuar për këtë vend,e pak e nga pak të mund të krijojmë një bazë të shëndoshë,të cilën brezat që vijnë do ta gezojnë e do ta zhvillojnë më tej…Por më parë duhet ne të nisim ndryshimin,për të mos kërkuar fajtorë kur nuk ka,por të ndajmë fajin,të mos dorëzohemi ende pa mbaruar lufta,të gezojmë me këmbë në toke pa euforizma,por mbi të gjitha të punojmë e të japim,për Kombin e popullin tonë.Nëse këtë mentalitet e bëjmë zakon ose jetë të përditshme,ato që do vijnë pas nesh do e kenë më të lehtë…
Dhe Shqipëria do të bëhet,do të bëhet…Shqipërine do ta bëj un,ti dhe të gjithë patriotët e mirë së bashku!
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply