Qendra Kombëtare e Uraganëve në Miami të Shteteve të Bashkuara ka njoftuar për aktivitetin e një uragani të fuqishëm, të quajtur Joaquin, i cili sjell me vete erëra me shpejtësinë rretj 185 kilometra në orë. Ndërsa i afrohet ishujve Bahamas, metereologët e kanë cilësuar atë një stuhi të kategorisë së tretë.
Për ishujt Grand Bahama dhe New Providence, ku është përqëndruar popullsia e kësaj zone, është dhënë paralajmërimi për uraganin, që sipas parashikimeve do të kalojë nëpër ishujt sot dhe nesër, për t’u drejtuar më pas në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara. Pritet që uragani t’u afrohet brigjeve amerikane rreth ditës së dielë.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply