
Pellumb Kulla
Një grua u habit kur tek po gdhihej u zgjua dhe pa që nuk e kish të shoqin në krevat. U ngrit e nisi ta kërkonte. Vështroi nëpër dhomat ngjitur dhe nuk e gjeti. Ndërkohë ndjente një lloj hingëllime të çuditëshme që vinte nga bodrumi i shtëpisë dhe që dukej herë si e qarë, herë si fishkëllimë. Zbriti atje dhe kur hapi dritën e pa të shoqin të mbledhur kuspull në një qoshe. Ai mbante në dorë një kalendar dhe qante me zë të mbytur.
“Çfarë të ka gjetur ty?!” e pyeti e merakosur gruaja.
“Të kujtohet, kur ti ishe pa mbushur 16 vjeç, e kur na zuri yt atë në kopsht, tek po bënim dashuri?” pyeti ai e vazhdoi: “A e mban mend kur më përfshiu për veshi edhe tha që më kishin mbetur dy rrugë: ose të të merrja për grua, ose të ngrysesha 20 vjet në burg, për marrëdhënie me një të mitur?”
E shoqja shqeu sytë: “Po, më kujtohet, e pastaj?”
Ai i zgjati kalendarin, i tregoi me gisht datën dhe lotët i vanë lumë: “Sot do të kisha dalë nga burgu!”
Burimi – Facebook


Leave a Reply