Një letër e cila paralajmëron destabilizimin e vendit, nga kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti i LSI, Spartak Braho, gjendet në duart e drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar.
Burimet flasin se Braho, i ka shprehur Presidentit të Republikës, Kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të SHISH, shqetësimin për një skenar që sipas tij mund të destabilizojë vendin.
Mësohet se Braho thekson se ka prova të sigurta që persona të veçantë po ushtrojnë presion mbi familjarët e të arrestuarit për aferën e CEZ, Kastriot Ismailaj, për të provokuar përfshirjen e sajuar të Ilir Metës në këtë skanadal.
Deputeti i LSI-së në letër akuzon se pjesë e këtij skenari destabilizues janë ish-ministri i Energjitikes, Dritan Prifti dhe ish deputeti socialist Tom Doshi.
Sipas Brahos, ka prova se ata kanë ushtruar presion mbi bashkëshorten e Katriot Ismailajt në mënyrë që ky i fundit të dëshmojë kundra Metës në procesin gjyqësor.
Spartak Braho pretendon gjithashtu se Prifti-Doshi e kanë realizuar këtë presion duke përdorur emrat e Lulzim Bashës dhe ambasadorit Amerikan Donald Lu. Por më e rëndësishmja, është se Braho nuk përjashton as ndikimin e kryeministrit Edi Rama në këtë skenar për të goditur kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Pritet që Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, pasi të vlerësojë provat që thotë se ka Braho për këtë pretendim, të vendosë mbrojtjen për familjen e Ismailajt.
Disa ditë më parë, Meta bëri një deklaratë surprizë kur foli për opoziten Rama-Basha. Kryeparlamentari Ilir Meta iu përgjigj nga Skrapari thirrjes së radhës të kreut të PD-së, Basha për dorëheqjen e tij, për skandalin me “CEZ”, duke folur për një opozitë ‘Basha-Rama’.
“Nuk habitem sepse qeverine Rama e etiketon si qeverine Rama-Meta. Madje nuk keni dëgjuar asgjë akoma sepse shume shpejt do fillojë të nderrojë vendet dhe do akuzojë qeverine Meta-Rama dhe pak me vonë të jeni të bindur se do degjoni cudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe per shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozites se pafajshme Basha-Rama”- tha Meta. /panorama/
Leave a Reply