Bleona Qerreti dhe Arian Çani bëjnë më në fund paqe. Këngëtarja bukuroshe dhe drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” kanë sqaruar inatet mes tyre, të cilat i kanë konsideruar keqkuptime.
Ndërsa dihej pse Beona kishte marrë inat Çanin (për shprehjen e famshme: “O Bleona, o Bleona, i ke b…. si vagona”), interesant ka qenë fakti që më në fund është rrëfyer Arian Çanin, pse ai nga ana e tij, i ka mbajtur “inat” këngëtares seksi dhe shumë provokuese.
Çani është shprehur: “Bleona, unë me ty nuk kam asgjë përveçse jam i çuditur, që dikur në vitin 2000 (në fakt në 2002 e korrigjon Bleona, e cila pretendon se e mban mend) babai yt më erdhi të redaksia e Gazetës Shqiptare.
Unë nuk mbaj mend nëse e takova apo jo, por më thanë se ishte shumë i nxehur me mua, për një shkrim që ishte betuar në gazetën. Vetëm kjo më ka bërë përshtypje dikur”.
Po ashtu Çani e ka pyetur këngëtaren edhe në lidhje me disa paqartësi për sjelljet e saj aktuale.
“Ti je e famshme tashmë dhe unë nuk e kuptoj këtë dëshirë tënde të madhe për t’u kapur me gazetarët dhe me atë që flasin e shkruajnë për ty, kur në fakt duhej t’i snoboje dhe të vazhdoje rrugën tënde.
Pasi kjo gjë ndodh me të gjithë njerëzit e famshëm”, nënvizoi drejtuesi i “Zonës së Lirë”.
Bleona e ka kundërshtuar Çanin, duke i thënë se nuk i pëlqen që shkruhen e thuhen gjera të pavërteta për të, prandaj ka vendosur të reagojë ashpër kundrejt të gjitha thashethemeve, fyerjeve apo ofendimeve kundrejt saj.
Mapo. al
Leave a Reply