Një deklaratë e bërë nga ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala Nuk mund të mbetet thjesht një episod televiziv apo një përplasje mes dy personash.
Kjo është pikërisht ajo pikë ku duhet të ndalemi. Sepse kur një ish-drejtuese e institucionit më të rëndësishëm të inteligjencës së vendit Ngre publikisht pretendime të rënda ndaj një gazetareje, Çështja merr një dimension tjetër. Nuk kemi më vetëm një debat personal. Kemi një deklaratë që prek një gazetare, median, institucionet e sigurisë dhe, mbi të gjitha, besimin e publikut.
Por çfarë kemi realisht përpara Një akuzë që duhet provuar. Një tentativë intimidimi Apo një fenomen më të gjerë?
Nëse Vlora Hyseni disponon prova për ato që deklaroi. Atëherë këto prova duhet të ekzistojnë Dhe të paraqiten përpara institucioneve kompetente. Një akuzë e tillë Nuk mund të mbetet në kufijtë e një replike televizive Apo të një përballjeje në publik.
Nëse ka prova, le të dalin faktet. Nëse nuk ka prova. Atëherë lind një tjetër pyetje Përse u bë një deklaratë e tillë dhe çfarë qëllimi pati ajo? Këtu qëndron edhe dimensioni i medias.
Prej vitesh dëgjojmë në Shqipëri deklarata se “media është e shitur” Se “gazetarët janë të shitur”, se media kontrollohet nga politika, biznesi apo interesa të tjera. Këto pretendime dëgjohen shpesh në studio televizive dhe në rrjetet sociale. Por një demokraci nuk mund të funksionojë mbi akuza të pambështetura. Nëse dikush thotë se media është e kapur, Duhet të tregojë nga kush, si, kur dhe me çfarë provash. Në të kundërt, kemi vetëm një perceptim.
Dhe pikërisht këtu deklarata e një ish-drejtueseje të SHISH-it merr një peshë të veçantë. Publiku ka të drejtë të dijë Nëse bëhet fjalë për një informacion real që ajo disponon, Për një qëndrim personal Apo për një deklaratë të bërë në rrethana të një përballjeje publike. Këtu nuk mund të ketë dy standarde.
Nëse një gazetare ngre një akuzë ndaj një zyrtari, duhet ta provojë. Por edhe nëse një ish-zyrtare e lartë ngre një akuzë ndaj një gazetareje, Edhe ajo duhet ta mbështesë me fakte.
Fakti duhet të jetë mbi autoritetin e personit që flet. Kjo është arsyeja pse çështja duhet të shqyrtohet me seriozitet institucional. Nëse gazetarja ka vendosur t’u drejtohet organeve të drejtësisë, Ato duhet të vlerësojnë nëse deklarata përmban elemente të ndonjë vepre penale.
Por paralelisht duhet të sqarohet edhe një çështje tjetër: A lidhet kjo deklaratë me ndonjë informacion që ka qenë Apo është në posedim të institucioneve të sigurisë? Nëse po, atëherë pyetjet bëhen edhe më të rëndësishme. Si është marrë ky informacion? A është informacion zyrtar? A është i verifikueshëm? A është përdorur në përputhje me ligjin? Dhe nëse nuk është informacion institucional, Atëherë mbi çfarë baze është bërë pretendimi?
Këto janë pyetje që nuk mund të marrin përgjigje nga studiot televizive. Duhet t’u përgjigjen institucionet. Por duhet të kemi kujdes edhe për një tjetër rrezik: Të mos përdorim këtë episod për të goditur median në tërësi. Një rast i vetëm nuk provon se “media shqiptare është e shitur”. Një deklaratë e një ish-zyrtareje nuk provon se media është infiltruar nga një fenomen i caktuar. Por, në të njëjtën kohë, Një pretendim i tillë nuk duhet as të mbyllet automatikisht Duke thënë se është “sulm ndaj medias”. Të dyja duhet të verifikohen.
Nëse ka një fenomen, duhet të dokumentohet. Nëse nuk ka një fenomen, duhet të sqarohet. Nëse ka një akuzë të rreme Duhet të mbahet përgjegjësi. Nëse ka një akuzë të mbështetur në prova Ajo duhet të hetohet. Kjo është mënyra e vetme për të mos e kthyer një çështje serioze në një luftë deklaratash.
Pyetja që mbetet është Pasi kjo histori nuk duhet të reduktohet në pyetjen Nëse duhet të besohet gazetarja apo ish-drejtoresha e SHISH-it. Pyetja duhet të jetë shumë më e thjeshtë Ku janë faktet? Sepse në një shtet demokratik As media nuk duhet të jetë mbi ligjin Dhe as pushteti nuk duhet të jetë mbi median.
Gazetarët duhet të kenë të drejtën të pyesin, të hetojnë dhe të publikojnë. Institucionet duhet të kenë të drejtën të mbrojnë informacionin e sigurisë Dhe të hetojnë çdo shkelje. Por askush nuk duhet të ketë të drejtën të përdorë akuza të rënda pa përgjegjësi dhe pa prova. Prandaj, kjo çështje meriton të shkojë përtej zhurmës mediatike.
Nëse është shantazh. Duhet të trajtohet si i tillë. Nëse është një akuzë e bazuar në prova Ato duhet të dalin. Nëse është një fenomen në media Ai duhet të dokumentohet. Nëse është një rast sporadik Ai duhet të mbetet i tillë. Publiku shqiptar nuk ka nevojë për një tjetër luftë deklaratash. Ka nevojë për fakte, prova dhe transparencë. Sepse në fund, Pyetja nuk është vetëm çfarë tha njëra palë apo çfarë tha pala tjetër. Pyetja është Kush do ta vërtetojë të vërtetën?
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply