Kur sheh se si një musliman shkruan rreth islamit, mundohet sikur avokati që t’ia largojë akuzat e pavlera, apo analizon shkaqet e sulmit agresiv ndaj fesë së tij; sulm ky i udhëhequr nga armiqtë e tij, të cilët e urrejnë atë, kjo është një gjë normale dhe nuk zgjon kërshëri e as nuk na bënë të çuditemi. Mirëpo, kur mbrojtja ndaj islamit vie nga ana e një të krishteri, i cili i prekur nga padrejtësia, të cilës i ekspozohet islamit e ndihmon të vërtetën dhe drejtësinë, me të vërtetë kjo gjë zgjon kurejshtjen dhe na bënë të çuditemi. Poashtu, kjo vërteton atë se: Sado që ndihmëtarët e të pavërtetës të shtohen dhe pasuesit e tij të forcohen, prapë se prapë e vërteta në fund të fundit patjetër duhet të fitojë dhe të mbizotrojë.
Këto kuptime i nxiti një studim koptas i botuar kohëve të fundit, i cili i takon studiuesit të krishterë egjiptas Dr. Nebil Luka Babavi nën titullin: “Përhapja e islamit përmes tehut të shpatës mes realitetit dhe shpifjes”. Autori në këtë punim iu përgjigjet atyre të cilët akuzojnë islamin gjoja se është përhapur përmes tehut të shpatës dhe se ka detyruar njerëzit me forcë në hyrjen dhe pranimin e tij. Studimi diskuton këtë akuzë të rrejshme me një objektivitet shkencor dhe historik gjatë të cilit sqaron se Islami duke qenë fe qiellore nuk është i vetmi, i cili është veçuar me ekzistimin e një grupi përbrenda pasuesve të tij, të cilët nuk respektojnë dispozitat, shenjtëritë dhe parimet e tij, të cilat refuzojnë dhunën në fe si dhe ndalojnë agresionin ndaj shpirtit njerëzorë. Sjelljet, veprat dhe fetvat e këtij grupi qofshin ata: prijësat, gjykatësit dhe muslimanët jorespektues nuk kanë të bëjnë asgjë me mësimet e islamit.
Studimi cek se ka ndodhur edhe në krishtërizëm kontradiktë mes mësimeve dhe parimeve të tij, të cilat thërrasin në dashuri, tolerancë, paqe mes njerzve, mos agresion ndaj tjetrit dhe në mes të asaj ç’kanë vepruar disa pasues të tij në dëm të tjerëve përmes vrasjes, derdhjes së gjakut, persekutimit, dënimit, gjëra të cilat i refuzon krishterizmi dhe nuk e pranojnë parimet e tij. Në vazhdim tregon për persekutimin, dënimin, torturimin dhe masakrat, të cilat u ushtruan mbi krishterët ortodoksë në Egjipt nga ana e shtetit romak dhe krishterëve katolikë. Kjo saktësishtë ka ndodhur në kohën e imperatorit Daklidianos, i cili hipi në pushtet në vitin 284. Në kohën e tij, dënimi i krishterëve ortodoksë në Egjipt ushtrohej përmes hudhjes së tyre në zjarrë për së gjalli, gërryerjes së lëkurave me anë të veglave të posaçme, futjes së tyre në vaj të vluar, fundosjes së tyre në deti për së gjalli, kryqëzimit të tyre me koka poshtë dhe liheshin të gjallë në kryq derisa të vdisnin nga uria e pastaj kufomat e tyre liheshin që t’i hanë sorrat. I lidhin për degët e pemëve pastaj bëhej afrimi i degëve të pemëve përmes veglave të posaçme e pastaj lëshoheshin degët për tu kthyer në gjëndjen e tyre të mëparshme, kështuqë shqyheshin gjymtyrët trupore të të krishterëve një pas një.
Babavi thotë se numri i krishterëve të vrarë përmes dënimit në kohën e imperatorit Daklidianos arrin më shumë se një milion të krishterë duke shtuar edhe teprimet në taksa, që i obligonte për çdo gjë derisa edhe për varrimin e të vdekurve. Për këtë arsye, Kisha koptase ortodokse në Egjipt ka marrë vendim që kjo datë të emërohet si shekulli i dëshmorëve në Egjipt, si dhe vendosën kalendarin koptas si kujtim të ekstremizmit të krishterë.
Autori poashtu tregon për luftërat gjakësore në Evropë në mes të katolikëve dhe protestantëve. Si dhe për dënimet, mbytjet, dëbimet, burgosjet nëpër burgje me të cilat u ballafaquan protestantët menjëherë pas shfaqjes së drejtimit protestantë të udhëhequr nga murgu Martin Luceri, i cili se duronte dot tregtimin e priftërinjëve me “ndjesën e mëkatëve”.
Studimi synon që prapa këti konflikti të krishterë të paraqes disa çështje:
Së pari: Krahasimin mes këtij torturimi fetarë, i cili u ushtrua mbi krishterët ortodoksë nga ana e shtetit romak dhe krishterëve katolikë dhe në mes të tolerancës fetare, të cilën e realizoi shteti islam në Egjipt si dhe lirinë e besimit fetarë, të cilin e miratoi islami për jomuslimanët. Ata i la të lirë në ushtrimin e ceremonive fetare brenda kishës dhe në zbatimin e dispozitave të fesë së tyre në çështjet personale, përkitazi me fjalën e Allahut të Lartësuar në suren el Bekare: “Nuk ka dhunë në fe”. Pastaj, realizimi i drejtësisë dhe barazisë në të drejtat dhe obligimet mes muslimanëve dhe jomuslimanëve në shtetin islam duke vepruar me kodin islam: “Atyre u takon ajo çka na takon neve dhe ndaj tyre është ajo çka është ndaj neve”. Kjo vërteton se islami nuk është përhapur me tehun e shpatës dhe forcë sepse ai iu ofroi mundësinë jomuslimanëve mes pranimit të islamit dhe mbetjës në fenë e tyre me pagimin e xhizjes (taksë e cila bën mbrojtjen dhe sigurimin e tyre si dhe gëzojnë shërbimet nga ana e shtetit islam). Kështuqë ai, i cili zgjedh qëndrimin në fenë e tij ai është i lirë. Në mundësinë e shtetit islam ishte që t’i detyroi me forcë të krishterët të hyjnë në islam, apo t’i vret nëse nuk hyjnë në islam me dhunë. Mirëpo, shteti islam nuk e bëri një gjë të tillë ngase i ka zbatuar mësimet dhe parimet e islamit. Atëherë pra, ku janë pretendimet e përhapjes së islamit përmes shpatës?
Së dyti: Vërtetim i asaj se xhizja, e cila iu obligohej jomuslimanëve nga ana e shtetit islam në përputhje me kontratën e sigurisë, e cila ishte bërë me ta, ajo në realitet ishte taksë e mbrotjes së tyre përbrenda shtetit islam si dhe mbrotjtje dhe sigurim nga çdo agresion i jashtëm. Kjo për shkak se ata ishin të liruar nga pjesëmarrja në ushtrinë islame në mënyrë që të mos hyjnë në ndonjë luftë për të mbrojtur fenë, në të cilën nuk besonin. Megjithkëtë, nëse jomuslimani shpreh dëshirë për pjesëmarrje në ushtrinë islame, ai në këtë rast është i liruar nga pagimi i xhizjes.
Studimi thotë se xhizja poashtu vinte edhe si kompenzim i përfitimit të shërbimeve të përgjithshme, të cilat ua kryente shteti muslimanëve dhe jomuslimanëve. Këto shërbime financoheshin nga pasuritë e zeqatit, të cilat i paguan muslimanët si njëra nga shtyllat e islamit. Kjo xhizje, nëse krahasohet me taksat ekstravagante, të cilat shteti romak ua obligonte të krishterëve në Egjipt dhe nga kjo nuk e lironte askënd, nuk figuron përveç se një shumë të vogël e modeste në kohën kur më shumë se 70% e popave ortodoksë në shtetin islam ishin të liruar nga xhizja, gjithëashtu ishin të liruar edhe: pallati, gratë, pleqtë, të paaftit, të sëmurit dhe murgërit.
Së treti: Vërtetim i asaj se kundërvajtjet e disa prijësve muslimanë, personave, apo grupeve muslimane në mardhëniet e tyre me jomuslimanët nuk janë gjë tjetër vetëmse sjellje individuale që nuk kanë të bëjnë asgjë me pasqyrën reale të mësimeve islame dhe as që kanë lidhje me parimet dhe dispozitat e tij. Andaj, për të qenë të drejtë me realitetin, duhet që këto kundërvajtje të mos i atribuohen fesë islame porse i atribuohen atij që ka bërë kundërvajtje. Kjo pikërishtë përshtatet me refuzimin e krishterizmit lidhur me kundërvajtjet, të cilat ndodhën nga ana e shtetit romak dhe krishterët katolikë kundër të krishterëve ortodoksë. Autori më pastaj pyet: Përse atëherë disa orientalistë mbyllin sytë para shkeljës së ligjit, e cila ndodhi në anë të të krishterëve, madje as që flasin për këtë? Kurse shkeljen e ligjit, e cila ndodhi në anë të Islamit e zmadhojnë dhe vazhdimishtë flasin për të! Pse një masë llogaritet me dy njësi matëse dhe një peshë me dy peshore?!
Autori tregon se gjatë studimit të tij është mbështetur në Kur’an, Sunet dhe në atë që ka ardh nga selefu salih (të parët e mirë); nga Hulefa Rrashidin -Allahu qoftë i kënaqur me ta- sepse në këto burime dhe në biografitë e atyre muslimanëve të parë personifikohet skeleti i vërtetë i formës së përhajpes së islamit dhe i mënyrës së mardhënieve të tij me jomuslimanët.
Më tutje vazhdon dhe thotë: Sa i përket asaj çfarë veprojnë orientalistët në sulm ndaj islamit dhe civilizimit islam duke sjell disa shembuj të caktuar në kushte të caktuara për qëndrimin e disa prijësve muslimanë, apo për mendimet e disa muxhtehidëve dhe fukahave, apo për qëndrimin e mendimtarëve muslimanë në disa raste, në të cilat mbizotronte ngushtësia e horizontit, injoranca dhe fanatizmi. Prandaj, këto janë përpjekje njerëzore, të cilat i shoqëron e sakta dhe gabimi, në kohën kur ajo ç’farë erdhi në Kur’anin fisnik dhe në sunetin profetik nuk e përmban gabimin.
Pastaj shton: Nëse ezistojnë disa vepra të disa prijësve muslimanë apo të disa grupeve të cilat kundërshtojnë rregullat e Kur’anit dhe Sunetit, ato i atribuohen kryesve të tyre e nuk ka mundësi që ato ti mvishen islamit. Studimi u kërkon muslimanëve që ta kthejnë shiqimin në formën dhe metodën e tyre kur u flasin jomuslimanëve. U kërkon që të ecin nëpër rrugën e shëndoshë e të vërtetë, të cilën ua projektoi feja e tyre islame dhe nëpër të cilën kaloi Pejgamberi alejhis-salatu ve es-selam dhe Hulefa Rrashidin pas tij. Kjo veçmas pas sulmit agresiv, të cilit po i ekspozohet islamit pas ngjarjëve të 11 shtatorit 2001.
Studimi potencon nevojën e madhe të Përendimit, Amerikës dhe botës se jashtme tu flitet me metodën e bindjës larg nga fanatizmi në mënyrë për t’i ndryshuar kuptimet, për të cilat orientalistët kanë propaganduar në Përendim, që nga kjo kanë përfituar politikanët, edukatorët dhe shkrimtarët, të cilët kanë qëndrim armiqësor ndaj islamit dhe dallohen me shpirtin e fanatizmit. Ngase bindja me realitetin e gjërave në të vërtetën e islamit është mjeti më i mirë për t’i ndryshuar këto kuptime rreth islamit në Përendim përgjatë historisë dhe përgjatë rrjedhimit historik të mesazhit islam.
Studimi vazhdon ti hedh poshtë ato që thonë disa se Islami është përhapur përmes tehut të shpatës, se ai vrau njerëzit e feve të tjera dhe i detyroi që të futën në fenë islame me dhunë dhe përkundër dëshirës së tyre. Ai tregon se i dërguari i Allahut alejhissalatu ve se-selam filloi që t’i thërras në Meke shokët e tij në të cilët kishte besë. Si rezultat i kësaj, Islamin e pranoi Ebu Bekri es-Siddiku, Hadixhja, Uthmani ibn Affani, Zubejr ibnul Avami, Saëd ibn ebi Vekas, Abdurrahman bin Auf e pas tyre edhe të tjerët. Gjatë sezonit të Haxhit në Meke i Dërguari ua paraqiste islamin fiseve. Një grup nga fisi Evs dhe Hazrexh iu bind thirrjës së tij, e kur u kthyen në Jethrib (Medine) i ftuan popullin e tyre në islam. Kjo u bë duke mos nxjerr Pejgamberi alejhis selam asnjë shpatë dhe duke mos vrarë asnjë, përkundrazi e kundërta është e vërtetë. Muslimanët iu nënshtruan persekutimit nga ana e idhujtarëve kurejshitë. Arma e idhujtarëve ishte nënçmimi, rrahja e tepërt, torturimi i muslimanëve me format më të shëmtuara të dënimit, kurse muslimanët as që menduan në nxjerrjen e shpatave nga këllëfi i tyre.
Studimi thotë se Pejgamberi alejhis selam i kaloi 13 vite në Meke duke i thirrur ata për të hyrë në islam përmes argumentit dhe këshillës së mirë. E pasiqë çështja e islamit u rregullua brenda Medinës, atëherë i Dërguari alejhis-salatu ves-selam filloi përhapjen e islamit jashtë saj përmes argumentit dhe bindjës ndër jobesimtarëtë, të cilët nuk besonin në Allahun e Lartësuar, në të kundërtën i luftonte. Kurse sa i përket pjestarëve të feve tjera qiellore si: jehuditë dhe krishterët atyre u mundësonte zgjedhjen mes hyrjes në islam me dëshirë dhe pagimit të xhizjes, e nëse nuk i përgjigjëshin atëherë i luftonte. Kjo zgjedhje nënkupton se islami nuk është përhapur me tehun e shpatës siç thonë disa orientalistë.
Betejat e Pejgamberit dhe shkaqet e tyre
Beteja e Bedrit nuk u zhvillua për shkak të përhapjes se islamit me shpatë, por pas saj qëndronte dëshira e muslimanëve për të kthyer një pjesë të të drejtave të tyre të grabitura; pasuritë dhe shtëpitë e tyre, të cilat i lanë në Meke para hixhretit (shpërnguljes nga vendi i tyre për shkak se i debuan) me padëshirën e tyre. Ata dolën për të marrë një karavan tregtarë të fisit Kurejsh, e kur kurejshët morën vesh për këtë dolën me armët e tyre për t’i luftuar muslimanët.
Pastaj beteja e Uhudit ishte vetëmbrojtje dhe mbrojtje e thirrjes islame, ngase jobesimtarët e fisit Kurejsh nën komandën e Ebu Sufjanit ia mësyen kodrës Uhud në afërsi të Medinës për ta shuar thirrjen islame në djepin e saj para se të përhapet në gadishullin arab.
Pastaj, beteja e Hendekut poashtu ishte vetëmbrojtje pasiqë jehudët kishin tubuar grupet nga fiset me në krye me fisin Kurejsh për t’i sulmuar muslimanët në Medine dhe për ta mbytur të Dërguarin e Allahut. Është vërtetuar se jehudët ishin nxitësit kryesorë të betejës së Hendekut. Ata i nxitën kurejshët, e pastaj fisin Gatafan dhe Beni Murre, e pas tyre ia mësyen fiseve Sulejm, Eshxha, Fuzare, Sad dhe Esed, të cilat i nxitën për t’i luftuar muslimanët. Për këtë arsye i Dërguari i Allahut pati plotësishtë të drejtë atëherë kur i përzuri jehudët nga Medina, sepse ata prishën marrëveshjen e lidhur, iu bashkangjitën armiqëve të islamit në betejën e Uhudit. Gjatë qëndrimit të tyre në Medine ata ishin si therrë në shpinën e muslimanëve ngase u jepnin fshehtësitë e muslimanëve kurejsheve, krijonin probleme përbrenda Medinës si dhe përpiqeshin për ta acaruar lidhjen mes Ensarëve dhe Muhaxhirëve.
Pas marrëveshjes së Hudejbijës, gjejmë islamin të përhapet me vetëdëshirë ndër komandantët kurejsh. Islamin e pranoi Halid ibn Velidi dhe Amër ibn Asi. Ata me vetëdëshirë u nisën prej Mekes në Medine për ta takuar të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem ku e pranuan islamin para tij dhe iu besatuan.
Qëndrimi i muslimanëve ndaj jehudëve
Në kohën kur disa pretendojnë se islami i vret pjesëtarët e feve tjera dhe i detyron për të hyrë në islam, shohim se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem me të arritur në Medine lidhi koalicion me jehudët vendas. Dokumenti tregon se jehudëve në Medine u takon mbrojtja dhe siguria e Allahut të Lartësuar, janë të siguruar në jetën, fenë e pasurinë e tyre dhe janë të lirë t’i ushtrojnë simbolet e tyre fetare, Mirëpo, edhe përkundër kësaj ata i tradhëtuan muslimanët dhe i thyen marrëveshjet.
Disa orientalistë të prirë nga Mergjijath thonë: Qëllimi kryesorë i invazionit muslimanë ndaj jehudëve ishte përfitimi i plaçkave, gjë e cila nuk është aspak e vërtetë. Ngase shkaku kryesor i largimit të jehudëve nga Medina ishte se ata thyen marrëveshjën, nuk bashkëpunuan me muslimanët në mbrojtjen e Medinës dhe lidhën koalicion me armiqtë e muslimanëve. Largimi i jehudëve ishte i domosdoshëm për të siguruar frontin e mbrendshëm, për të mbrojtur shtetin islam të posalindur,e kjo është një e drejtë legjitime. Propozimi i Sahabeve [Allahu qoftë i kënaqur me ta] ishte mbytja e të gjithë jehudëve. Mirëpo, i Dërguari i Allahut pranoi ndërmjetësimin e Abdullah bin Ubej bin Selulit në jehudët e fisit Beni Kajnuka dhe urdhëroi që të dëbohen nga Medina të gjallë e nuk e mbyti asnjë edhe pse muslimanët kishin fituar ndaj tyre. Poashtu i dëboi jehudët e fisit Beni Nadir duke mos vrarë askënd. Kjo ndodhi pas përpjekjës se tyre të pasukseshme për të vrarë kryetarin e shtetit të personifikuar në përsonalitetin e Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Pastaj, gjykimi i sahabiut të nderuar Sa’d bin Muadh në vrasjën e burrave jehudë të fisit Beni Kurejdha ishte si pasojë se ata tradhëtuan marrëveshjen e lidhur dhe kishin tubuar më parë fiset në betejën e Hendekut kundër muslimanëve.
Pasi morën vesh muslimanët për planin e jehudëve të Hajberit për të sulmuar Medinen filluan të parët me sulm. Mirëpo, nuk i mbytën ata e as nuk i detyruan të hyjnë në islam pasiqë pranuan të paguajnë xhizjen. I Dërguari alejhis selam u dërgoi mesazhe të gjithë mbretërve dhe princave në vitin e shtatë të hixhretit ku i thërriste që ta pranojnë islamin. Ai nuk kishte përdorur asnjë forcë për të detyruar dikë që ta pranojë islamin përveç në një rast kur dërgoi një ekspeditë për ta ndëshkuar prijësin e Muetës, i cili kishte vrarë emisarin e të Dërguarit alejhis selam Harith bin Amir el-Ezdij, i cili ishte në rrugë për tek një prijës i Basrës për ta thirrur në islam. Qëllimi i ekspeditës nuk ishte përhapja e islamit me shpatë por qëllimi i saj ishte ndëshkimi i prijësit të Muetës Sherhabil bin Amër el-Gasani për veprën e tij jonjerëzore në Xhumadel-Ula, shtatë hixhrij viti 629 M.
Sikur i Dërguari sal-lallhu alejhi ve sel-lem të kishte për qëllim përhapjen e islamit me shpatë apo marrjen e plaçkave siç pretendojnë disa orientalistë, do ta kishte lënë Tebukun e do t’ia kishte mësyer forcave të Kajserit romak të mbyllura nëpër fortifikata në vendët e Shamit. Do t’i kishte rrethuar nga jashtë, do tua ndërprente ushqimin dhe furnizimin e me siguri se ata do t’i përgjigjeshin kërkesave të tij nëse rrethimi i tyre do të zgjaste. Mirëpo, ai se bëri këtë as me popullin e Tebukut e as me Thekifin para tyre në betejën e Hunejnit sepse qëllimi i tij kryesorë ishte vetëmbrotjtja dhe mbrojtja e thirrjes islame. Pasiqë kjo është kështu, kjo nuk nënkupton që të mos sulmojë i pari atëherë kur e dinë se do të sulomohet, sepse “mënyra më e mirë e mbrojtjës është sulmi”.
Tani pyetja e cila i parashtrohet disa orientalistëve: Ku është përhapja e islamit përmes shpatës në vitin e delegacioneve? Delegacionet nga fiset e ndryshme në krye me prijësit dhe zotëritë e tyre vijnë vullnetarishtë në Medine duke përballuar barrën e udhëtimit edhe përkundër vështirësive të rrugëve në këtë kohë. Menjëherë pas arritjes në Medine ata ia mësynin për ta takuar të Dërguarin sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe me vetëdëshirë e shprehnin islamin në emër të fiseve të tyre.
Studimi vërteton se luftërat e felëshimit (riddes), të cilat i udhëhoqi halifja i parë Ebu Bekër es-Siddiku nuk ishin për ta përhapur islamin, por ato ishin për ta ruajtur njësimin e shtetit islam pasi kishin hyrë të gjitha fiset arabe nën sferën e shtetit islam me plotëdëshirë. Disa prej tyre paguanin xhizjen kurse të tjerët paguanin zeqatin.
Studimi tregon se ai, i cili e mbyti halifën e dytë Omer ibn Hattabin duke u falur në xhami ishte një burrë i krishterë prej atyre që gëzonin sigurinë e shtetit islam. Omeri edhe përkundër kësaj porositi që pas tij të sillen mirë me ata, të cilët gëzojnë sigurinë e shtetit islam (jehudët dhe krishterët), t’i çojnë në vend marrëveshjet e tyre, të luftojnë për ta dhe mos t’i ngarkojnë përtej mundësisë së tyre.
Marrur nga: www.saaid.net
Përktheu:
Abedin Haxhiaj


Leave a Reply