SHBA-të përshëndesin zhvillimet e fundit ne Kosove, nga ndryshimet kushtetuese për Gjykatën Speciale, deri tek marrëveshjet me Serbinë. Presidenti Obama i dorëzoi ambasadores se re te Kosovës ne Uashington, Vlora Çitakut, nje letër, ku thekson se SHBA-të mbeten te përkushtuara për te bashkëpunuar me shtetin e ri, qe ka marre vendime te rëndësishme per integrimin. Sipas Obames, marrëveshjet me Beogradin do te forcojnë Kosovën dhe paqen e stabilitetin ne rajon. Po kështu, Obama e cilëson historik arritjen e marrëveshjes per caktimin e kufirit me Malin e Zi, si tregues i përkushtimit per marrëdhënie te mira me fqinjët.
Vizion Plus


Leave a Reply