Papa Françesku zhvilloi vizitën historike në Kubë, e para që prej zgjedhjes së tij në krye të Vatikanit. Ati i shenjtë është pritur nga qindra mijëra besimtarë në sheshin e revolucionit në Havana ku mbajti meshën e të dielës. Në këtë ceremoni është i pranishëm dhe presidenti i vendit Raul Kastro. Duke folur per marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kubës ati i shenjtë i beri thirrje liderëve politike që të vijojnë në rrugën e paqes dhe të punojnë për të zhvilluar potencialet e tyre. Ai e përcaktoi rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes këtyre dy shteteve si një shembull pajtimi për të gjithë botën. Ndërkohë policia ndaloi tre tubues qe brohoriten kundër vizitës se kreut te Vatikanit. Gjatë ditës papa takoi dhe ish-liderin kuban Fidel Kastro, tashmë në moshën 89 vjeçare. Paraardhësit e tij Papa Gjon Pali dhe Benedikti i 16 e kanë vizituar ishullin gjatë papatit të tyre. Udhëtimi i papa Franceskut përfundon në Uashington, në vizitën e tij të parë në SHBA, që prej zgjedhjes së tij.
Vizion Plus


Leave a Reply