TemA
Mesa duket KQZ e re do tu japë një frymëmarrje jo partiake zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Të paktën kjo është diskutuar në takimin e parë të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet, i organizuar nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, ka vënë theksin se anëtarët e rinj të KQZ-së e kanë nisur punën me vrull dhe të mos ndikohen nga partitë politike, raporton Ora News.
“KQZ-ja i ka hyrë punës me vrull dhe duket e vendosur për ta kryer atë me profesionalizëm dhe në mënyrë jopartiake. Deri më tani vendimet kanë qenë të njëzëshme dhe më vjen mirë të them se klima e përgjithshme e takimeve në KQZ ka qenë pozitive. Është shumë e rëndësishme që KQZ-ja të bëjë përpjekjet maksimale për t’i realizuar me efikasitet përgatitjet komplekse për zgjedhjet parlamentare”, tha ai.
Madje i ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë kodin e ri zgjedhor.
“Konsensusi i arritur nga partitë kryesore parlamentare për të përfunduar me sukses reformën zgjedhore duhet të pasohet nga një zbatim i plotë dhe i sinqertë i kodit të ndryshuar zgjedhor nga të gjithë aktorët e përfshirë”, theksoi ai.
Sipas diplomatit, shqiptarët në këtë 100 vjetor të pavarësisë presin një proces zgjedhor të suksesshëm.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply