Shqipëria dhe Kosova pritet t’i shtohen listës së vendeve të sigurta dhe azilkërkuesit e mbërritur ne Gjermani nga këto vende do te kthehen mbrapsht brenda një jave. Këto janë dy nga pikat e planit te masave qe kancelaria Angela Merkel pritet t’i paraqesë në takimin e se dielës me krerët e koalicionit te saj qeverisës në kuadër te masave për përballimin e krizës së refugjateve. Gjithashtu pjesë e paketës së masave do të jetë edhe një mase 5 vjeçare moslejimi hyrjeje ne Gjermani dhe ne te gjithë Bashkimin Europian për ata azilkërkues nga vendet e Ballkanit qe do te tentojnë megjithë kufizimet e ndërmarra. Në kampet e mëdha të pritjes nuk do të ketë më shpërndarje parash në kesh, por vetëm përfitime në veshje dhe ushqime, ndërsa do të synohet që deri në fund të tetorit të jenë shpërndarë të gjitha ata që sot jetojnë në çadra apo konteniere në ndërtesa të përshtatura për të jetuar për shkak të uljes së pritshme të temperaturave. Do të kufizohet shumë e drejta e kërkesës së azilit në Gjermani në mënyrë që jo kushdo të ketë mundësinë ta kërkojë një gjë te tille, pra do të përcaktohen qarte shkaqet dhe arsyet kur dikush ka te drejte te kërkojë azil në ketë vend. Gjithashtu ne rastin me te shpejte pas përfitimit te azilit do te fillojnë procedurat për punësimin e personave qe janë te afte dhe ne gjendje pune, duke përfshire këtu mësimin e gjuhës gjermane. Gjithashtu Merkel do të kërkoje edhe nga Bashkimi Evropian ngritjen e qendrave te pritjes ne Greqi dhe Itali, ku refugjatet te regjistrohen dhe me pas te shpërndahen sipas kuotave ne vendet e Unionit. Ato vende që nuk bien dakord për pranimin e refugjateve do të detyrohen të paguajnë kontributet financiare.
Vizion Plus


Leave a Reply