Shqiptarët e parë thuhet se erdhën diku rreth viteve të 60 ´në Danimarkë,por më shumë filluan të vinin pas demostratave të vitit 1981 në Kosovë . Gjeneratat e para vinin nga ish Jugosllavia ,që ishin më shumë për të fituar para më shumë se në vendlindje jeta po vështirësohej edhe më shumë. Kishin filluar masat shtërguese ndaj shqiptarve,por në 1981 e më pas filluan reprezaljet ndaj shqiptarve dhe kështu për shumë studentë shqiptarë ishte e pamundur vazhdimi ,jo vetëm në universitetin e Prishtinës por edhe më gjërë. Shumë nga këto studentë filluan të mërgojnë në vende të ndryshme europiane ,për të vazhduar studimet e tyre,por që më pas ato gjetën punë dhe u stabilizun në ato vende dhe krijuan familjet e tyre.
Vazhduan shqiptarët të largohen një e nga një nga ,për të gjetur një strehë diku në shtetet europiane,por edhe shteti serb po rriste gjithnjë e me tepër reprezaljet deri kur i mbylli universitetin e Prishtinës dhe shumë studentë mbetën pa e vazhduar atë . Kështu që me dashje apo pa dashje u detyruan të largohen shqiptarët nga vendi i tyre.

( Ne foto Adnani me djalin Liridonin)
Një student tjetër i Universitetit të Prishtinës ishte edhe Adnan Aliti , nga fshati Tearc e Tetovës që shkoi për të vazhduar studimet e larta në universitetin e Prishtinës . Dhe Adnani me disa shokë të tij ju drejtun Danimarkës për të krijuar një të ardhme të tij,por që vetëm sa të krijonte mundësitë për ecurinë e tij,sepse do ti kthehej përsëri vendlindjes. Kjo ishte dhe është ëndërra e cdo mërgimtari,por që jeta të afron mundësi të tjera dhe ti nuk mund ti refuzosh ato. Dhe Adnani si i ri ju pervesh punës në këtë shtet Skandinav ,por se rezultatet e tij vinin gjithnjë e në rritje. Ishte koha e organizimeve të shqiptarve në krijimin e shoqatave,të radiove shqipe,pra në një farë mënyre ,po krijonin atë njohjen e tyre dhe Adnani u përfshi në këto rrjedha,ku u bë një drejtues i mirë i prograve të radios së parë shqipe në Kopenhagën ,Zëri Kosovës dhe ai nuk ju nda për asnjë cast aktiviteteve të shqiptarve dhe shumë shpejt ai u bë një njeri që krijoi reputacionin e tij në komunitetin shqiptar të Danimarkës. Kudo dëgjohej zëri i tij ,buciste aq fuqishëm ,sa ai zë të bënte për vete. Adnanin vitet me të këqija e për Kosovën e gjejnë Adnanin në mikrofonin e radios ,me dhjetra e dhjetra intervista,me dhjetra takime e biseda kokë më kokë,se si mund të ndihmonin ,popullin e Kosovës në këtë situatë të rëndë që po kalonte,nuk ishin të pakta bisedat e takimet me miq danez ,për te kontribuar në Kosovë. Dhe për asnjë cast ai nuk ndalej ,ai vraponte …
Por malli për vendlindje e gërryente për mbrenda dhe këngët që lëshonte në programin e tij në radio ,shprehnin atë ndjenjën e tij të dashurisë për vendëlindjenm për njrëzit. E një ndër këngët hit të viteve 90 `ishte edhe kënga “Liridona ” e kënduar nga këngëtari Gëzim Nika. Kjo këngë u bë hit i kohës dhe atë e dëgjoje në cdo makine¨e të shtëpi të shqiptarve tek e degjonin,po ashtu edhe për Adnanin ,ishte një ndër këngët me të preferuara të tij,dersa edhe shokët e tij kur e përshendesnin në radio kërkonin këtë këngë për të përshëndetuar Adnanin. Dhe Adnani kaq i impresionuar me tekstin e kësaj këngë një ditë në një kafe me shokët e miqtë e tij të mirë u thotë atyre : – Nëse do me lindë djalë do tja vë emrin Liridon apo dhe vajzë Liridona.
Por që erdhi ajo ditë dhe premtimi që u bëri shokve e miqve te tij Adnani u bë realitet.
Kur i thanë që bashkëshortja lindi djalë ai u gëzua pa masë ate ditë dhe gëzonte shpirti i tij dhe kur i thanë : Adnan si ia vure emrin djalin ? Dhe ai ju pergjigj ,djali ka lindur me emer !

# # #
Dhe ja ku jemi viti 2015 ,Liridoni djali që ishte pagëzuar me emër pa lindur mirë diti jo vetëm ta mbajë me nder këtë emër ,por të bëhet një yll që shëndrit në komunitetin shqiptar në Danimarkë . MSc.Liridon Aliti ,me 27 gushtë mori graden shkencore magjister i shkencane natyrore,drejtimi NANO në Universitetin e Kopenhagës. Aty është pranuar që të vazhdojë edhe doktuarturën.
Ai kurorëzoi me sukses temën e Magjistraturës në Universitin më të njohur në botë atë të Kopenhagës ,duke e mbrojtuar atë me noten maksimale 12 , vallë a nuk është një gezim një krenari jo vetëm për familjen e tij ,por për te gjithë komunitetin shqiptar në Danimarkë . Tema e tij : (Roli i biosensorëve në diagnostifikimin e sëmundjeve reumatologjike).,kjo temë që përfshihet në shkencat natyrore ,në drejtimin Nanoteknologji.
Nano teknologjia është një lëndë e re që ka marrë zhvillim këto 30 vitet e fundit dhe nuk njihet aq mirë sa duhet nga pjesa dërmuese ndaj kërkon më shumë studime dhe këtë e mori përsipër Liridoni të japë kontributin e tij në këtë lami dhe ja doli me shume sukses ,duke nderuar veten dhe familjen e tij për mbështetjen që i dha gjatë gjithë kohës së studiveve.

Nanoteknologjia është një teknologji e re që kërkon shumë studime ,ja se cfare thonë specialistet për këtë teknologji te re : – Nanoteknologji shpeshherë referohet si teknologji e synimit të përgjithshëm. Kjo për arsye se vetë forma e saj e avancuar do këtë një impakt të rëndësishëm në pothuajse të gjitha industritë dhe fushat e jetës. Do ofrojë struktura të ndërtuara me mirë, me jetëgjatë, më të pastra, më të sigurta, më të avancuara, për shtëpi, transport, komunikim, medikamente, agrokulturë dhe industri të pergjith¨¨eshme.
Imagjino një aparature medikale që dëpërton në mbrendësi te trupit të njeriut për të kerkuar dhe shkatëruar formimet e vogla të qelizave kanceroze përpara sesa të perhapen nëpër trup!Apo përbërje jo me të madhe se nje kubik sheqeri që përmban një librari të tërë me informacione!

Pra me këtë paragraf dua te them që keto janë djemtë shqiptarë që marrin guximin për të shkelur në fusha të reja të teknologjisë dhe këtë e bëri I riu Liridon Aliti ,ku shkëlqeu me prezantimin e temës se tij,cka la me gojë hapur të pranishmit që ishin në këtë pronovim.
Por Liridoni është I vetdijshëm sepse ky nuk është fundi I studimeve të tija,por ai don të ecë edhe me lart ,për të ngjitur shkallët e karrierës se tij ,ketë ai ia thotë pa asnjë mëdyshje ,kur pyetet nga drejtuesi I radios Zëri I Kovsovës ,Ixhet Lutfiu . Edhe Ixheti një kolek i Adnanin gëzohet pa masë për arritjet e djalit të shokut e kolegut të tij. Por Ixheti nuk harron për ta uruar Liridonin edhe për ndihmesën që jep në radio dhe në TV Zëri i Kosovës ,pra Liridoni krahas mësimeve gjen kohë dhe kontribon edhe në mediat shqipe në Kopenhagë.
Liridoni ka lindur ne Danimarke dhe ai vec pushimet I bën në vendlindje dhe kur e dëgjon te flasë shqip aq bukur ,ndjen dëshirë për të komunikuar me te,sepse vërejmë që shumë të rinj ,duhet të marrësh përkthyes të flasesh me ta.
Me ka takur të vizitoj familje dhe ma besoni që ,kur doja ti pyesja fëmijët e tyre ,prindrit luanin rolin e përkthyesit,a është për të ardhur keq,kur të gjitha mundësitë janë që fëmijve në shtëpi tu flitet gjuha e nënës e jo gjuha daneze. Por aty ku ka dije e kulturë ,sic është familja ku është rritur Liridoni ,patjetër që ruhet edhe gjuha e pastër shqipe ,gjuha e Naimit dhe e të gjithë rilindasve të tjerë që I kushtuan jetën e tyre per ta mbajtur gjallë këtë gjuhë të shejtë dhe ndër gjuhët më të vjetra në botë,ku disa shqiptarë në këtë komunitet e përdhosin ,por dhe fëmijët e tyre pothuaj nuk e përdorin fare.
Êshtë për të ardhur keq.

Të flasësh për Liridonin nuk është e lehtë ,se ai është një njeri I thjeshtë edhe në pamje ,por edhe në bisedë me të . Ai flet ciltër për cdo gjë që e pyet,sepse ashtu është edukuar ne familje. Dëshira e tij janë studimet për të kapur majat më të larta dhe për të lartesuar jo vetëm emrin e tij ,por emrin e shqiptarit të Danimarkës dhe për ti treguar ,se ka bij e bija shqiptarë qe dinë te lartesojnë emrin e shqiptarit e ta radhisin kombin shqiptar ,ndër kombet më të qytetruar të botës,larg atyre cfarë thonë armiqtë dhe veglat e tyre .
Liridoni I këshillon edhe moshatarët e tij : – Studioni dhe vetem studioni ,se do te arrini rezultate të larta dhe kështu do të krijojmë një komunitet të shqiptarve të ditur në këtë shtet Skandinav,ku duhet luftuar shumë per të dalë ne krye te listës. Nuk është aspak e lehtë ,por me vullnet të celniktë ,nuk ka kala që nuk marrin shqiptaret.
Në fund të ketij shkrimi dua të falendëroj përzemërsisht Liridonin dhe familjen e tij ,për rezultatet më të larta të djalit të tyre dhe I dëshiroj suksese të metejshme në ngritjen e tij profesionale ,duke u bërë thirrje të gjithve të gjithve që ta ndjekin shembullin e mirë të Liridonit.’
Don Zoti të kemi edhe shumë të tjerë LIRIDONÊ,që të na shëndrisin faqen e shqiptarit jo vetëm në Danimarkë por kudo në botë !
Nga Luigj Shkodrani
Danimarkë


Leave a Reply