
Kur sasia e djersës së prodhuar nga organizmi rezulton më e madhe se nevojat e trupit për auto – rregullimin e temperaturës, bëhet fjalë për djersitje të tepërt (hiperidrozë). Në këto raste, gjëndrat sudoripare (të djersës) janë më të ndjeshme ndaj stimujve nervozë që mbërrijnë nga truri dhe që shkaktojnë djersitjen. Funksioni kryesor i djersës është rregullimi i temperaturës së trupit, duke ftohur sipërfaqen e lëkurës gjatë avullimit. Problemi i hiperidrozës fillon zakonisht gjatë pubertetit (9 – 16 vjeç) dhe vazhdon gjithë jetën, me njëfarë ulje të intensitetit, në varësi të gjendjes psiko – fiziologjike të personit. Arsyet e djersitjes së tepërt nuk janë plotësisht të qarta, megjithëse ekzistojnë një sërë mekanizmash fizikë dhe psiqikë. Shpesh, shkaku është një inervim i egzagjeruar i gjëndrave të djersës dhe gjendja keqësohet nga stresi psiko – emotiv. Përveç kësaj, arsye të tjera mund të jenë sëmundje të gjëndrës tiroide (hipertiroidizmi), çrregullime të sistemit endokrin, alkolizmi, neuropatitë periferike, disa lloje tumoresh, obeziteti, etj. Djersa prodhohet kryesisht (75%) nga gjëndrat e anësive të sipërme dhe të poshtme, pra zonat më të prekura janë sqetullat, duart, shputat e këmbëve, zona inguino – gjenitale dhe ajo pas gjurit (popliteale). Ky fenomen preokupues dhe i bezdisshëm, i cili shpesh nuk varet nga temperatura e ambientit, shfaqet në çdo stinë dhe përkeqësohet zakonisht gjatë verës.
Përsa i përket jetës sociale, personat qe vuajnë nga hiperidroza, shpesh e përjetojnë këtë fenomen me ulje të vetëvlerësimit dhe izolim nga shoqëria. Edhe kryerja e aktivitetit normal në punë dhe në jetën e përditshme, kthehet në një problem jo vetëm fizik, por edhe psikologjik. Djersa e tepërt, përveç bezdisjes që krijon tek personat e prekur, mund të bëhet shkak i depozitimit në lëkurë të baktereve, të cilët më proceset e fermentimeve prodhojnë aroma të pa – këndshme. Për këtë arsye, këshillohen disa norma higjenike si: të përdoret sapun dhe detergjentë që respektojnë pH e lëkurës, të lahen shpesh duart, të evitohen substanca irrituese, të bëhet kujdes për plagë të lëkurës sado të vogla qofshin, të evitohen alkoli, duhani, kafeja, erëzat pikante etj.
Përveç teknikave invazive si ndërhyrjet kirurgjikale (simpatektomia, etj.) sot, hiperidroza mund të trajtohet me rezultate shumë të kënaqshme me anë të injeksionit të botulinit (botox®). Ky medikament përmban toksinën botulinike të tipit A të purifikuar injeksioni i të cilës bllokon lëshimin e acetilkolinës në nivelin e mbaresave nervore pre – sinaptike dhe si rrjedhojë, edhe trasmetimin e impulsit nervor(lexo edhe “Botulini (Botox®)”). Me këtë mekanizëm bllokohet edhe prodhimi i djersës nga gjëndrat sudoripare të lëkurës. Megjithëse përdoret tashmë prej shumë vitesh, duhet të kemi parasysh që, botulini është një medikament i cili duhet të aplikohet vetëm nga mjekë ekspertë, në klinika të specializuara. Duhet të bëhet kujdes që trajtimet me botulin të mos kryhen nga persona pa eksperience dhe është e ndaluar të kryhen auto – injeksione, pasi dëmet mund të jenë të konsiderueshme.
Trajtimi me botox® është komod, me dhimbje të lehta, mëse të durueshme dhe nuk ka nevojë për anestezi. Kryhet në ambulator nga personel i kualifikuar dhe, në varësi të zonave që duhen trajtuar, zgjat mesatarisht 15 – 30 minuta. Nuk është e nevojshme një periudhë rekuperimi pas trajtimit dhe rikthimi në jetën e përditshme është i menjëhershëm. Fillimisht, gjatë një konsulte paraprake midis mjekut të stafit tonë dhe personit të interesuar, shpjegohet me hollësi procedura, studiohen zonat që duhet të trajtohen, rezultatet e mundshme, efektet anësore, kundër – indikimet etj. Më pas, përcaktohet sipërfaqja e lëkurës që duhet trajtuar dhe personi shtrihet në një krevat të posaçëm. Me anë të një shiringe dhe age (gjilpërë) të vogël, kryhen, sipas nevojës, injektime uniforme nën lëkurën e sqetullave, duarve, zonës inguino – gjenitale, etj. Rezultati është shumë i kënaqshëm dhe zgjat mesatarisht 4 – 8 muaj. Më pas, djersitja do të rifillojë gradualisht, por shpesh, edhe pas një viti nuk arrihen nivelet e djersitjes para trajtimit. Në pjesën më të madhe të rasteve, për të reduktuar dhe mbajtur nën kontroll fenomenin e hiperidrozës, është i mjaftueshëm një trajtim në vit, duke preferuar periudhën para stinës së verës. Për fat të keq, rreth 5 – 10% e personave, për shkak të karakteristikave të tyre fiziologjike (antikorpe anti – botulin), nuk reagojnë ndaj injektimit të botulinit dhe rezultatet nuk janë të kënaqshme. Efektet anësore janë shumë të rralla, të lehta dhe largohen brenda një kohe të shkurtër
http://www.keit.al/


Leave a Reply