
— Nuk e di bir, nuk dua të të gënjej me çfarë më kanë gënjyer…
Ç’është familja, babi të lutem më thuaj?
— Është streha më e bukur që mund të ketë një njeri…
Ç’është drejtësia, babi të lutem ma shpjego?
— Është e vështirë të ta them, shpesh duhet ta vendosësh vetë atë…
Ç’është ndershmëria, babi të lutem më fol për të?
— Do të ta mësojë vetë jeta, kur të të kujtohen fjalët e mia…
Ç’është dinjiteti, babi të lutem më bëj ta kuptoj?
— Në jetë do njohësh hipokritë, njerëz pa flokë dhe të pafytyrë,
dinak dhe harbutë, të mjerë e të çalë, të pabesë dhe servilë…
Por asnjë nga këto nuk mund të ta heqë dinjitetin, nëse ti nuk lejon!


Leave a Reply