Frika e paqartë, pa ndonjë faktor të jashtëm, te njerëzit shkakton ankthe. Të gjithë ne jemi nganjëherë nervozë apo jemi nën ankth, por a është shndërruar ky ankth në çrregullim serioz? Lexoni këto simptoma dhe, nëse i vëreni te ju, vizitojeni mjekun
Lehtë e humbni durimin
Edhe më parë e dini se keni reaguar me nguti, por vetëm në disa situata të caktuara, por tani, edhe për imtësinë më të vogël, humbni nervat dhe reagoni me shumë zhurmë. Kjo nuk është fare shenjë e mirë dhe në vete fsheh një lloj çrregullimi psikik.
Keni probleme me përqendrim
Nuk mund të përqendroheni fare. Shikoni një film me ngjarje të komplikuar dhe që në momentin e ardhshëm nuk ju kujtohet se për çfarë ishte bërë fjalë. E, për të mësuar, as të mos flasim – mezi se ju kujtohen edhe titujt. Kjo është një situatë kur detyrimisht duhet ta vizitoni mjekun.
Në secilën situatë prisni përfundimin më të keq të mundshëm
Nuk ka mbetur te ju më as një dozë e vogël e optimizmit. Nuk është se dëshironi të ndodhë diçka e keqe, por tashmë në kokën tuaj mendoni skenarin më të keq të mundshëm, se ai skenar ju ndodh vetëm juve. Kështu, ngadalë, edhe filloni ta bindni veten tuaj se, megjithatë, ky skenar do t’ju ndodhë juve.
Keni probleme me gjumë
Shumë çrregullime fizike dhe psikike ndikojnë të keni probleme me gjumin, ndërsa edhe çrregullimet me ankthe janë disa prej tyre. Silleni nëpër shtrat; gjithçka që e mendoni e bëni në mënyrë negative. Madje, edhe kur jeni tepër të lodhur, nga mendimet negative nuk mund të flini.
Jeni nën depresion
Nuk keni vullnet për jetën, nuk dilni, mbylleni në shtëpi e në kokën tuaj dhe nuk shihni dalje nga kjo situatë e krijuar. I refuzoni njerëzit që ju rrethojnë, nuk dilni me shokë, ndërsa as familjen nuk e lejoni t’ju ndihmojë. Kjo është një situatë kur ju nevojitet ndihma e psikologut dhe e mjekut.
(Kosova Sot)


Leave a Reply