Përbërësit
– 1 pule
– 300 gr oriz
– 1 karotë
– 1 kungull
– 1 finok
– gjysmë speci i kuq
– 1 pras
– 1 tufë kopër
– 1 lugë mustarde
– 30 gr djathë i grirë
– 2 lugë aceto
– 1 qepë
– 1 limon
– 4 lugë vaj ulliri
– 50 gr gjalpë
– 1 lugë piper
– kripë
Përgatitja
Zieni orizin në një enë të mbushur me ujë të kripur për 15 minuta dhe më pas kullojeni dhe lëreni të ftohet. Ndërkohë lani specin dhe largoni farat, qëroni karotën, lani dhe qëroni kungullin dhe finokun. Grini prasin dhe vëreni në zjarrë për 10 minuta me 20 gr gjalpë, një garuzhdë ujë dhe pak kripë. Ndërkohë bashkoni të gjitha perimet me orizin dhe djathin e grirë dhe përziejini mirë.
Ngrohni furrën me 200′C më parë dhe ndërkohë lani pulën, mbusheni me përgatitjen me oriz dhe perime dhe mbylleni hapjen me një shkop druri.
Vëreni pulën në një enë me gjalpin e mbetur pak kripë dhe futeni në furrë për rreth një ore. Në një enë tjetër përzieni mustardën me vajin, kopër pak kripë, lëngun e gjysmës së limonit, qepën e prerë në feta të holla, aceto dhe piper jeshil.
Priteni pulën në pjesë dhe vëreni në një pjatancë duke e shërbyer me salcën pikante.


Leave a Reply