
Ti,kujton se di gjithshka
mbi dhimbjen e burrit?
Mbi plagët që ai mban brenda vetes
shtërnguar në mijra pinca krenarie,
provo të shohësh përtej syve “gjoja” të ftohtë
të menefregizmit,
mijra zinxhirë shtërngojnë lotin.
Ti nuk mund ta kuptosh këtë,
pasi duart që i dridhen
ai i shtërngon fort brenda xhepave ,
dhe gërvisht atë pjesë që dhemb më shumë,
atë pjesë të astarit që mbulon dinjitetin
dhe pse nga gishtat i rrjedhin gjak.
Ai qesh,
shtërnguar nofullash,
por qesh…
As vete nuk e di pse qesh,
veç qesh,
thërret e qesh…
e përpara se të ketë shpërthyer në lot,
i dehur patjeter duhet të jetë.
Dhe të kërkojë më kot
paketën e cigareve
xhepave bosh.
Sa mirë,
që ti nuk e di se çfarë është dhimbja e burrit,
se do vrapoje t’ia blije cigaret
edhe në fund të botës.
Dhimbja e burrit është dobësia e tij…
Aleksander Shallvari
Burimi – Facebook


Leave a Reply