Tiranë, shpërthimi në zonën e Don Boskos. Mjekët: 6 persona në gjendje të rëndë, një tjetër në gjendje kritike për jetën
Në Shqipëri një shpërthim ndodhi mbrëmjen e së dielës në Tiranë si pasojë e një rrjedhjeje gazi në një ëmbëltore në një zonë të populluar, atë të Don Boskos, duke plagosur të paktën 18 persona. Pjesa më e madhe e tyre ishin kalimtarë të rastit në rrugën pranë lokalit ku ndodhi shpërthimi.
Sipas të dhënave nga mjekët e spitalit Ushtarak ku ata u dërguan fillimisht, 6 janë në gjendje të rëndë, ndërsa një nga të plagosurit, një 50 vjecar ndodhet në gjendje kritike për jetën, për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë dhe në qafë. Disa prej tyre dyshohet se janë pjesë e stafit të punësuar në ëmbëltore. Një pjesë e të plagosurve janë dërguar në repartin e djegieve.
Sipas disa dëshmitarëve okularë, shpërthimi duket se ka qenë mjaft i fuqishëm, i pasuar më pas nga flakët që janë përhapur në lokal, i cili është shkatërruar thuajse plotësisht. Dëmtime serioze janë rregjistruar edhe në dy katet sipër embëltores, në të njejtin pallat, ndërkohë që është ende e paqartë se cfarë ka shkatar rrjedhjen e gazit.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply