Në incidentin që ka ndodhur në hyrje të fshatit Llopat të Kumanovës dy veta nga fshati Hotël janë rrahur brutalisht nga një person nga fshati Likovë.
Sipas burimeve për INA, mësohet se viktimat që më së shumti kanë pësuar janë dy të rrahurit nga fshati Hotël, të cilët me plagë të rënda kanë përfunduar në Spitalin e Kumanovës. Po ashtu mësohet se nuk ka pasur të shtëna armësh, përpos disa të shtënave në ajër nga një person i përfshirë në incident.
Një nga grupet e konfrontuara janë arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa dy të lënduar rëndë kanë përfunduar në Spitalin e Kumanovës.
Policia nga vendi i ngjarjes informoi se nesër do të zbardh detaje mbi incidentin dhe se një pjesë e protagonistëve pjesëmarrës në këtë incident është arratisur. (INA)
Leave a Reply