
Nga Abdullah Prapashtica
Ata që po përkrahin krijimin e Gjykatës Speciale kunder UÇK-ës po me kujtoni gazetarët e ish regjimit jugosllav që e arsyetonin terrorin gjyqësor politik titist kundër shqiptarëve edhe kur dënohej Adem Demaçi edhe kur dënohej rinia shqiptare, për një pagë mesatare që ua epte regjimi social-fashist i Beogradit!
Pas gjyqeve speciale osmane kunder patriotëve shqiptar (kujtojeni EPOKËN PARA GJYQIT), Populli Shqiptar nën sundimin e Republikave të ish Jugosllavisë ka vuajtur nga Gjykatat e huaja Speciale serbe, maqedone e malazeze kundër shqiptarëve me shume se një shekull.
Gjykata Politike Speciale e Brukselit dhe Beogradit kundër UÇK-ës, që do të vepron me Dosje e me Ligjet të Serbisë dhe me dosje të ish LKJ(UDB) – LDK, është shkelje e pavarësisë e sovraniteti juridik të Republikës së Kosove nga ana e Bashkimit Europian – Sovjetik west!
Prandaj i porosisë Deputetët: Rrini larg kësaj Gjykate armiqësore, nëse nuk doni të armiqësoheni me Popullin Shqiptar të Republikës se Kosovës së tërësishme ! Sepse nëse e votoni krijimin e kësaj gjykate armiqësore nuk keni më me pas më vend me jetua në Republikën e Kosovës!
Gjykata Politike Speciale e Brukselit dhe Beogradit kundër UÇK-ës, është thikë e ngulur ne shpinën e Kosovës nga ana e Bashkimit Europian dhe spiunëve të tyre në mesin e Deputetëve. Spiunet e Brukselit nuk kanë dallim prej spiunëve të Beogradit, dhe populli do te sillet me t´a njësoj si me spiunët e UDB-ës!
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply