
C’po gjimon mali me mal,
Kah shkumbohej ‘i trim Kelmendit,
Tu’u dal zot kujfijve t’vendit!
Syt i qesin flake e shkndija,
Zani i tij porsi duhija.
Ishte ‘i burr me mende t’holle,
Per pa e pas’ kurrnji dit’ shkolle:
Njaj Prek Cali, trimi i trimit,
Then Kuvendin e Berlinit,
Kur pat marr’ vendim Europa,
M’e da Shqipen copa-copa…!
Me Uc Turkunn bajn kuvend:
“Sot, o kurr, per njiket vend!”
Mire u shkon n’mend Ded Gjo’ Luli,
Kur flamurin n’Deciq nguli:
“Njashtu, pra, na m’u bashkue,
Gjithmone or’n e kem’ pas’ cue,
Kurr ‘i huej s’na ka sundue!
Kur t’jem’ Nji, jem’ porsi shkambi,
Ku thej qafen mbar’ Nizami.
Nji bashkim me forc’ celikut,
Ia pelset dy syt anmikut,
E, kur t’ndeshet rreth kufinit,
I del per hunde tambli i gjinit;
E prandej n’ia pashin giasen,
Le t’e pvesin “Kjamet Pashen”
Qi “Kjamet” ia pat njit vedit:
Prej srrethuemit kje gjue shkrepit,
Kur pat ardfh me sa taborre,
E zu vend neper llgore;
Mb’ Suk’ t’Mkushit e t’Toletes,
Porsi miza n’ulish’ t’bletes.
Ishate koha e “Hyrrjetit”,
Na pat msye ushtrija e “Mbretit”
Porsi sot, kushtrimi i vendit
I coi n’kamb’ djelt e Kelmendit:
E t’u lshuen n’per ato pisha
Sikur dhenvet u bjen bisha,
Ata djelm i ran’ Nizamit
N’p’r ato qeta i qiten shkambit.
Turqit keqas na jan thye,
N’Gusi Pasha kenka kthye,
Edhe aty na kenka struke,
Porsi pul’ prej hutit nduke…
Nuk vonoi e u kthyen n’Turki:
Tash ndersen Malin e Zi
Qi, si nan’ po ka Rusine.
N’at uzdaj’ tash lyp’ Malsine…!
Por kjo nder’ nuk do t’i ecin:
N’fyt Kelmendi do t’i ngecin!
Njaj Prek Cali – trim drangue,
Si ‘i selvi, ne kambe, u cue:
N’Grabom re me nja dhet’ vete,
Trimat t’lidhun per me deke.
Ktu kish ardhum komisjoni
Sambas fjal’s qi tha Uilsoni.
Fjala s’ngiate e u xu kuvendi:
“Ktu – tha Preka – nuk asht vendi
Me ngul’ gur, me vu kufi!
Ky asht dheu i t’parve t’mij;
E, pa mbet’ n’grra e fmij,
Rrehet keqas kush mendon,
Se ato maje i kalon!
Kujtou mir’ ti Komisjon,
Se Kelmendi asht betue”
T’tane me deke e m’u farue,
Nji pllamb’ kuj mos me ia lshue.”
Nji ingleze, grue fisnike,
Kah i ndigjon kto fjal’ kreshnike,
Si me mall e paska pvete:
“Pse, ti Cali, kaq me t’xete,
Po i del zot kti vendit t’shkrete?”
“Moj fisnike, t’u ngiat jeta!
Mos kujto: s’jan’ male t’shkreta,
Por me pyje e kullota,
Kund ma t’bukura s’i ka bota!
Brez mbas brezit, une e dij,
Se ktu lene t’part e mij.
T’huejit ju bane perher’ mur,
T’tan me eshten tuj e thure…!
Edhe mue m’erdhi dita:
Kuj t’e msyej, me iu ba prita,
E n’kje Zoti se e ka shkrue,
Njektu jeten m’e mbarue!”
Komisjoni ra n’mendim,
Shpejt e shpejt e muer vendim:
Gjithka shkoi Preka tue prij
Njaty u ngul gur e kufi
LAVDI TE KJOFTE NE SHEKUJ PREK CALI SE TY DHE FISHTES MADH UA HUMBEN VORRIN SE ISHIT TMERR PER DIKTATORIN
Burimi – Facebook


Leave a Reply