
Botohet për herë të parë: Qëndrimi i Austro-Hungarisë ndaj shqiptarëve gjatë Luftës së Parë Botërore 1916-1918 (8)
Prof. Dr. Hakif Bajrami
Dok. Nr. 6
Kongresi i Elbasanit më 1916
Procesverbal i të 18-ës Shkurt 1916
Në mbledhjen e sotme në të cilën u ndodhën z. Ahmet Bej Zogolli, Qemal Bej Elbasani, Ahmet Efendi Haxhisinani, Ymer Efendi Stringa, Shefqet Daiu, Sava Papajani, Simon Shuteriqi, Thanas Floqi edhe Lef Nosi, komisioni me zana të bashkta vendosi këto:
1) Më 2 Prill allafranga të mblidhet n’ Elbasan nji kongres Kombëtar i cili të biedojë për shtetin qi ndodhen punët e atdheut sot edhe për masat qi duhen marrë për forcimin e shteti Shqiptar.
2) Passi kur ulargua Mbreti prej shqipnie ushtrëngua edhe Qeverrria të përdahet pa hekun dorë ministrit prej detyravet qi kishin komisioni do t i propozojë z. Aqif Pashës Ministrit të P. Brendshme për me thirrun këtu edhe ministrit e tjerë qi të marrin së bashku masat e nevojshme për me nisë prap punën qi kishin lanë kur upërndanë. Ër ato ministrië qi ndodhen zbrazun edhe qi detyrat e tyne i qenë ngarkumë prej Madhniës së Tija Mbretit, z. z. Aqif pashës e Midhat beu i propozohet Aqif Pashës të zgjedhi tre Ministra nga lista e përbame prej z. z. A. M Zog(olli), Qemal (Beu) Simona Shuteriqi, Ymer (Stringa), S. Papajani, A. Sinani, Sh. Daiu, Lef Nosi, Th. Floqi.
Lista
(pas Votavet të fitueme në votim të komisionit)
Kara Seid Pasha vota 9 Qemal Bej Elbasani vota 3
Luigj gurakuqu ‘’ 9 Feiz Alizoti ‘’ 2
Ahmet Muhtar Zogolli ‘’ 8 Pandeli Cali ‘’ 2
Lëf Nosi ‘’ 7 Mehmet Ali Bej Zaimi ‘’ 2
Hasan Bej Prishtina ‘’ 3 Sotir Peci ‘’ 1
Kristo Floqi ‘’ 3 Nexhib Bej draga ‘’ 1
Grigor Cikla ‘’ 3 Mehdi Borshi ‘’ 1
Refik bej Toptani ‘’ 3 Ahmet Dakli ‘’ 1
(39. A. DASIP, “Albnaski odsek” 1912-1918, Kongresi i dështuar i Elbasanit me organizimin e austriakëve).
Dok. Nr. 7
Programma e Kongresit
1. Do të tregohet mirënjohtja e Kombit, Fuqivet që I a njohtën të drejtën me ngritë Flamurin KOmbëtar kudo në Shqipn e me qeverisë vetë vehten e ti.
2. Do t’i tregohet Lartmadhësis së ti Mbretit dëshira e Kombit që të vijë sa ma shpejt n’ Atdhe.
3. Do të bisedohet si do të qeverriset Shqipnia deri sa të vijë mbretit.
Dok. nr. 8
Thirjet e Kongresit
Telegramma
Kryesiës së Katundariës
Berat, Skrapar, Ballsh, Fier, Lushnje, Kavajë, Durrës, Peqin, Shijak, Tirana, Krua, Lesh, Shkodër, Mat, Dibër, Starovë.
Marrim nderin me ju lajmrue se uvendos qi të mblidhet këtu në kët qytet më 5/18 Mars nji Kongres, Kombëtar, për me bisedu mbi punët e Shqipniës. Lutemi dërgoni dy delegatë të cilët të kenë me vethe edhe shkresën e përfaqësimit.
Kryetar i Komisionit nisiator të Kongresit
Elbasan 3 Mars 1916 Ahmet Muhtar Zogolli
O. F. Me anë të Komandës Bulgare
Nexhib Bej Dragës Mitrovicë
Bajram Currit Gjakovë
Hasan Bej Prishtinës Prishtinë
Mehmet Pashë Dërallës Tetovë
Marrim nderin me ju lajmrue se uvendos me umblidhë këtu në kët qytet më 5/18 Mars nji Kongres Kombëtar Shqiptar për me bisedu mbi punët e Shqipniës.
Lutemi me lajmru me nji herë gjithë qytetet e qarkut tuje për me upërfaqësue me nga dy delegatë, të cilët të kenë me vethe dokumentine përfsësimit.
Kryetar i Komisionit nisiator të Kongresit
Elbasan 3 Mars 1916 Ahmet Muhtar Zogolli
Dok. Nr. 9
Me anë të Komandës Bulgare
Kolonisë Shqiptare
Bucarest
Sofje
Lausanne
Marrim nderin me ju lajmrue se uvendos me umblidhë këtu në më 5/18 Mars nji Kongres, Kombëtar, për me bisedu mbi punët e Shqipniës. Lutemi dërgoni dy delegatë të cilët të kenë me vethe edhe shkresën e përfaqësimit.
Kryetar i Komisionit nisiator të Kongresit
Elbasan 3 Mars 1916 Ahmet Muhtar Zogolli
Kryetar i Komisionit nisiator të Kongresit
Elbasan 3 Mars 1916 Ahmet Muhtar Zogolli
Doku. nr 10
Letra
Shk. Tija Prendk Bibdidë Pashës
Marrim nderin me ju lajmrue se uvendos me umblidhë këtu në Elbasan më 5/18 Mars nji Kongres, Kombëtar, për me bisedu mbi punët e Shqipniës.
Lutemi urdhënoni e na nderoni bashkë me dy delegatë nga Mirdita.
Kryetar i Komisionit nisiator të Kongresit
Elbasan 3 Mars 1916 Ahmet Muhtar Zogolli
Diok. 11
Fëmijës së Ndershme të Toptanëvet
Tiranë
Zotnij.
Marrim nderin me ju lajmrue se uvendos qi të mblidhet këtu n’ Elbasan më 5/18 Mars nji Kongres, Kombëtar, për me bisedu mbi punët e Shqipniës.
Lutemi urdhënoni për me undodhë në të.
Dok. nr. 12
I Shkëlqyshmit Zotni August Kral
Gjithë ne Shqiptarët ndiejmë nji gëzim të madh me ardhjen tuajë në Shqipnië sot, kur vendi ka nevojë të madhe për ndihmën e zotnis tuaj qi e keni dashun kurdoherë e jeni perpjekun shum për me I dhanë rrugën e përparimit.
Emini I zotniës tuaj qindron I gjasllë në zemrat e gjithë atdhetarvet të vërtetë qi e dinë mirë sa jeni mundue për atdhenë tonë të dashur në kohën e shkueme edhe ajo na ep shpresë se edhe paskëtaj do të punoni ashtu si keni punuue për çashtjen tonq kombëtare.
Shpresa qi kemi mështetun më zotniën tuajë na dha kuxim edhe vendosëm qi të bahet më 18 Mars këtu, nji Kongres Kombëtarme anë të cilit të sillet bashkim e vllaznia ndermjet të fiseve shqiptare edhe të mejtohet ç’ duhet me ubamë qi atdhu I ynë paskëtaj të marr udhën e përparimit e të dijë të gëzoj liriën qi po I apin sot armët e shkëlqyeshme të Trimneshës Ushtërië të Perandoriës Austroungare nga e cila presim zgjanimine kufivet pas princit të kombësiës.
Tyke pritun pëlqimin e zotniës tuaj edhe këshilla të çmushme për punën qi do bajë Kongresi.
Mbetem juaji për jetë
Kryetari I Komisionit
Elbasan 3 Mars 1916 Ahmet Muhtar Zogolli
(40. DASIP B. “Albanski Odsek” 1912-1918, dokumente të ndryshme : K. 6 dhe 7).
Dok. nr. 13
Shkresa Përfaqësimi
Fort I dashutun Zotni Ivanai
Unë s’kam mund me shkue në Merdit per do sebebe çi asht desh me i spiegue. Per ket sebeb m’munem me t’ emnue veçilin e Mirdits, por po t’ emnoi veçilin t’ em çi per gjith shkah t’jet e mira e Shkypnis e hali i vatanit ke me lot m’ emmt em se e gnof atdhenin e z ate e e di ç veç pun ndere dle prej teje.
Shnette shum e shum e te m’dish si gjithmon
Miku yt i vjeter
Më 15 mars 1916 P. Bibdoda
Dok. Nr. 14. O. T
Prefektura e Beratit
Nr. 502
Ihsan Bej Leskoviku
Prej shkreses s votimit qi na u-dha nga ana e gjithehLeskoviqarve të ndodhem këtu në Berat, kuptohet se zotnia e juej jeni sgjedhë përfaqësues n’emër të nënprefkturës së Leskovikut, për me marrë pjesë në Kongrest të Përgjiithshëm qi asht vendos me u mbajt n; Elbasan më 18 Maj allafranga.
Orandaj passi abanë vepriet e duhuna nga ana e Prefketurës, ju eper ky dokumnet zyrtar, i cli vërteton barrën e rëndë.
Zavendes- prefekt
O. F. 28 Shkuret 1331- 1916 I Beratit
Sulejman Luzati
(41. A. DASIP, B. “Albanski odsek” 1912-1918).
Dok. nr. 15
Te penguemit e Kongresit prej Kommandës Austro –Ungare
O. F. Elbasan, 20 Mars 1916
Të ndershmes Bashkië t’Elbasanit
Kam nderm em ju komunikue se pas mendimit të mjekëvet rreziku i të shtrimunit të kolerës në qytet t’Elbasanit munt të konsiderohet sie lagrueme, si ‘ larguem, passi nuk asht asndonji ngjarje e re
Pra kam me dhanë urdhën qi të ngrihet ëë nesër me 21 Mars në mengjesë, kordoni ushtarak I ngrefun prej ushtarvet të mij.
Prap lutemi që t’a dini, se paskëtaj çdo njiri qi do me shkue në qarkut të Durrësit, domethanë ne përëndim të viës Skalnjeri –(mbrenda edhe) Baza Shjak Arez duhet të ketë lejën e komandës së Durrësit. Lejat merren me ndërmjetësiën e Komandës së Vendit t”Elbasanit.
Veç kësaj për me I shpëtue mosmarrveshjevet asht për të porositun se për çdo udhëtim civilët duhet të kenë pasaportatë komandës së Vendit t’ Elbasanit, me gjithë qi në lindje të viës qi utregu më sipër, pasaportat nuk janë të detyrueshme.
Në fund fare lutem të kini ndërmend se assembletë qi kanë një qëllim politik janë të ndalueme në viset e shkeluna prej Ushtrivet Perandore e Mbreterorem kurse ato në kohë lufte edhe n’ Austro-Ungarie janë të ndalueme.
Në rastë qi sajohen assemble me qëllim fjesht ekonomik asht nevojë me pas lejen e kryekomandës, së cilës duhet me I u-paraqitë programma e plottë e assembles bë fjalë.
Nr. 121 St. K. Komandanti I Vendit t’Elbasanit
Czepek Mjn
(42. A. DASIP, B. “Albanski Odsek” 1912-1918, Personalitet shqiptare, K. 9). (VIJON)
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply