•Elidona Syla
“Kurrë më” thonë të gjithë pas një ndarje të dhembshme. Por, ndodh që sërish të dashurohemi, të njohim një person tjetër, mirëpo a mund t’i besoni partnerit tuaj të ri? Sepse besimi ndaj partnerit është ajo çfarë e bën një lidhje të qëndrueshme e të suksesshme.
Nëse dëshironi të vazhdoni jetën, patjetër duhet të mësoni sërish të besoni. Ja sesi duhet të filloni:
Lëre të shkojë
Ju nuk mund të jetoni me mendimet e ish të dashurit/es tuaj, kur jeni duke u përpjekur për të sjell në mendje një lidhje të re. Në qoftë se ju flisni për ish-in tuaj ose sa e mirë ishte marrëdhënia juaj e mëparshme në takimin tuaj, ju po zhgënjeni që në takimin e parë të dashurin e ardhshëm.
Më ngadalë, më mirë
Edhe në qoftë se ju jeni ai i cili e keni lënë partnerin tuaj, ju jeni në një fazë shumë të ndjeshme të jetës suaj. Ju nuk jeni të sigurt për ndjenjat tuaja dhe për këtë arsye mund që të bëni ndonjë budallallëk tjetër. Jepni vetes kohë dhe bëni që lumturia të vijë në pjesë.
Bëni diçka që nuk keni bërë përpara
Kjo nuk është vetëm një eksperiencë e re, por duke qenë me njerëz të ndryshëm ju do të zbuloni një tipar të personalitetit tuaj që ju kurrë nuk e dinit se ka ekzistuar.
Mendoni mbi atë dhe çka në të vërtet ju doni për veten
Kur ju keni lënë që të takoheni përsëri, ju duhet të jeni i qartë në qoftë se ju doni një marrëdhënie ose një flirt. Nëse jeni duke kërkuar për një marrëdhënie të gjatë të qëndrueshme, mos vini sytë tuaj në personin e parë që ju jeni tërhequr nga ai. Tërheqja mund të ndodhë në një çast, por dashuria e vërtetë merr kohë.
/Shekulli Online/
Leave a Reply