
TIRANE- Redon Makashi tregon momentet e frikshme të aksidentit të tij në Prrenjas, ku mjeti me të cilin udhëtonte u përplas me një trajler me targa turke, pasditen e së enjtes.
Në një rrëfim për gazetën “Panorama” Makashi pranon se shpëtoi për mrekulli nga ky aksident, që mund të kishte qenë fatal.
Ai tregon momentet efrikshme, ku u përfshinë tri makina. “Isha duke udhëtuar vetëm me makinën time, kur në aksin e Qafë-Thanës më doli përballë një makinë me shpejtësi marramendëse. Për të shmangur përplasjen me të, u detyrova të manovroja me timonin, lëvizje pas së cilës u përplasa me një trajner”, thotë ai.
Këngëtari sqaroi se në sajë të instinktit të drejtimit të mjetit të tij ai arriti t’i shpëtonte përplasjes, që mund të kishte qenë fatale për jetën e tij.
“Për fat nuk pësova asnjë dëmtim dhe isha në gjendje të këndoja në mbrëmje në koncertin që u mbajt në qytetin e Pogradecit, ku publiku më priti me mjaft entuziazëm”.
Por si e përjetuan familjarët këtë ndodhi të kantautorit?! “Edhe pse do të doja ta mbaja të fshehtë për të mos shqetësuar prindërit, ata e kishin marrë vesh menjëherë nga mediat. U përpoqa t’ua mohoja atyre në telefon, duke u servirur këtë aksident pa pasoja thjesht si një ndalesë në rrugë për shkak të rënies së gomës së makinës”, tregoi ai.
albnews.al


Leave a Reply